Pompeo nuk përjashton ndërhyrje ushtarake në Venezuelë
Sekretari amerikan, Mike Pompeo la të hapur mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në Venezuelë në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan Fox Biznes.
"Operacioni ushtarak është i mundshëm. Nëse është e nevojshme, Shtetet e Bashkuara do ta kryejnë”-tha kreu i diplomacisë amerikane. Por ai shtoi se Uashingtoni do të preferonte një transferim paqësor të pushtetit në Venezuelë.
Në një intervistë të mëparshme për CNN, sekretari amerikan deklaroi se Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro ishte gati të linte kryqytetin Caracas dhe të udhëtonte drejt Kubës, por u bind nga rusët për të mos u larguar.
“Nga sa kemi kuptuar Presidenti Madouro kishte një aeroplan gati për fluturim në mëngjes, por rusët i thanë të qëndrojë"-shtoi Pompeo duke thënë se presidenti i Venezuelës kishte ndërmend të ikte në Havanë. Por Ministria e Jashtme ruse hodhi poshtë akuzat, duke folur për "luftë dizinformuese".
Add new comment