Politika e Jashtme e Trump nuk është kaotike
Në fjalën e tij kryesore në Mayflower Hotel në Washington më 27 prill 2016, Trump si kandidat i republikanëve përvijoi qasjen e vet të politikës së jashtme, “Amerika në fillim”. Duke bërë kështu, ai citoi manifestin e vet:
Ndryshe nga kandidatët e tjerë për president, lufta dhe agresioni nuk do të jenë instinkti im i parë. Nuk mund të kesh një politikë të jashtme pa diplomaci. Një superfuqi e kupton se maturia dhe përmbajtja janë shenja të vërteta të fuqisë.
Më shumë se dy vjet me Trump në detyrë në Shtëpinë e Bardhë, politika e tij e jashtme vazhdon të jetë subjekt i kriticizmit të rreptë dhe vihet vazhdimisht në lojë si pa kuptim dhe implulsive. Temri “kaos” shfaqet në shumë kontekste për ta përshkruar administratën e tij dhe ka përherë mendime se “aty nuk ka asnjë të pjekur”. Akuza dominuese është se administrata po ndjek një strategji që dobëson dhe izolon SHBA-të dhe po e tërheq atë nga roli i vet si lider botëror ndërkohë që në të njëjtën kohë po e distancon atë nga aleatët potencialë apo partnerët, në vend se të punojë me ta. Veteranët e administratës Obama e etiketojnë politikën e jashtme të Trumo si një Relikte të Trenit të Strategjisë së Madhe.
Pavaësisht kësaj, duket se Trump ka kapërcyer si bllokimet e brendshme, ashtu edhe presionin e jashtëm duke patur disa arritje: Koreja e Veriut e Kim Jong-un nuk ka lëshuar asnjë raketë që nga 28 nëntori 2017; aleatët e Amerikës në NATO kanë nisur më në fund të plotësojnë detyrimet e tyre ë rritjen e buxhetit të mbrojtjes duke çuar shpenzimet drejt 2% të PBB-së; Meksika në dukje po përmbush detyrimet e anashkaluara që rrjedhin nga reformat e NAFTA-s; SHBA-të kanë qëndruar jashtë luftave pa mbarim të botës arabe; dhe ambasada e SHBA-ve në Izrael u zhvendos në Jeruzalem në maj të viti 2018, pa provokuar një “intifadë” palestineze siç kishin paralajmëruar kundërshtarët e Trump se do të ndodhte.
Çelësi për të kuptuar arritjet e Trump është njohja e faktit se ai ka përqafuar një qasje politike gjenuine. Ky kurs është përkufizuar nga një teori të shkencave politike të njohur si “Zëvendësimi”(Supersession), zhvilluar në fillim nga prof. Jeremy Waldron i Shkollës së Ligjit në Univeristetin e New York. Kjo teori nënvizon parimin e “ndryshimit të rrethanave” më shumë sesa konceptet e “bazës së të drejtave” dhe “drejtësisë tranzicionale”. Me fjalë të tjera, nevoja për të retifikuar padrejtësitë e supozuara historike zëvendësohet nga nevojat, pretendimet dhe dëshirat e një shoqërie të sotme. Shkurt: politikbërësi sheh përpara, jo mbrapa.
Sipas prof. Tamar Meisels nga universiteti i Tel-Avivit, cituar nga libri i saj “Të Drejtat territoriale”(2006):
Logjika bazë e argumentit të Zëvendësimit te Waldron, për sa i përket implikimeve të pashmangshme që vijnë nga ndryshimi i rrethanave në drejtësinë e rregullimeve të ditëve të sotme, duke e pamohueshme. Në të tërën e vet, Teza e Zëvendësimit është bindëse në mënyrë të parezistueshme
Politika e jashtme e presidentit Trump vë në punë argumentin e Zëvendësimit duke theksuar kalimin e kohës dhe ndryshimin e rrethanave si faktorë përcaktues. Realiteti në terren mund të konsiderohet si udhëzues që afekton politikën ndërkombëtare të SHBA-ve. Për shembull, vendimi i Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, sikurse njohja e sovranitetit të Izraelit mbi Lartësitë Golan, mund të sugjerojë ratifikimin praktik të rrethanave aktuale si rezultat i kalimit të kohës. Riformësimi i politikës së SHBA-ve përkundrejt “refugjatëve” palestinezë, siç manifestohet në ndërprerjen e ndihmave financiare ëpr UNRWA me më shumë se 300 milionë dollarë dhe reduktimi i fondit për Autoritetin Palestinez me 200 milionë dollarë, lidhet kryesisht me përfundimin e Trump se problemi i fryrë i refugjatëve bazohet mbi një narrativë të pavërtetë.
Një logjikë paralele mund të shpjegojë antagonizmin e hapur të Trump ndaj organizatave ndërkombëatre si UNESCO, UNHRC dhe Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve. Arsyetimi i Trump sugjeron se ai i konsideron këto trupa si anakronike për shkak të shumicave të tyre anti-amerikane dhe anti-izraelite, e të cilat janë të përbëra nga myslimanë dhe anëtarë nga vendet e Botës së Tretë. Ndonëse nuk është politikisht korrekte të mos kesh besim në objektivitetin e organizatave ndërkombëtare, Trump nuk ka shfaqur asnjë hezitim në përballjen me normat themelore të rendit botëror.
Parametrat e Trump në politikën e jashtme mund të tregojë një drejtim të mundshëm, vis-à-vis me konfliktet në zhvillim, me një theksim në:
- “Marrëveshjen” e Shekullit, që ka për synim të zgjidhë konfliktin izraelito-palestinez. Është e mundshme që SHBA-të do t’i qëndrojnë parimit të kalimit të kohës dhe ndryshimit të rrethanave në terren. Kjo do të silte si pasojë të drejtën e Izraelit për të ushtruarr sovranitetin e vet në pjesë të mëdha të Bregut Perëndimor që janë virtualisht pa popullsi palestineze dhe të denoncojë parimin e vendosjes së një shteti palestinez në atë copë toke.
- Arsenali bërthamor i Koresë së Veriut. Meqenëse synimi ambicioz për denuklearizimin e Phenianit duket jorealist(vetëm nëse zhvillohet një luftë totale) dhe duke njohur ndryshimin e rrethanave, mundësia e një tërheqjeje nga pozicioni aktual në këtë zonë është e lartë. Ne mund të shohim modus operandi-n e një mekanizmi “të ngrirë” për aktivizimin e inspektimit të arsenaleve bërthamore të Koresë së Veriut dhe të raketave të tokë-tokë.
- Konflikti në detin e Kinës Jugore. Ndonëse politika zyrtare e SHBA-ve denoncon vendosmërisht përpjekjet e hapura të Kinës në përhapjen e dislokimeve ushtarake në zonë, kryesisht në ishuj artificialë, duket se qasja e Trump ndaj këtij konflikti është më pak e ashpër sesa ajo e Obamës. Mund të ketë një gatishmëri të shtuar të SHBA-ve në njohjen e faktit të kryer dhe në kultivimin e një modus vivendi jozurtar për të shmangur përshakllëzimin e padëshiruar ushtarak në atë pjesë të botës.
Politika e Jashtme nën presidentin Trump është larg të qenit kaotike. Ajo nuk është konformiste dhe është një mënyrë e mirë për t’iu larguar korrektesës politike keqorientuese të administratës Obama.
Burimi: Qendra për Studime Strategjike Begin-Sadat
Përkthimi: ResPublica
Add new comment