Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, drejt balotazhit

Postuar në 21 Prill, 2019 22:42

Stevo Pendarovski, kandidati properëndimor për president në Maqedoninë e Veriut duket se është favoriti i zgjedhjeve të së djelës.  

Rezultatet e para flasin për një shifër prej 42.6% të votave, fituar mga Pendarovski, përkundrejt dy rivalëve të vet ndërkohë që janë numëruar vetëm 74% e votave. Në vend të dytë ka dalë Gordana Siljanovska-Davkova me 41.6% dhe në këto kushte balotazhi pritet të zhvillohet në datën 5 maj. Diferenca mes të dyve reflekton ndarjen në shoqërinë maqedonase për marrëveshjen e Prespës, ndonëse vota pro Pendarovskit bashkë me votat e Rekës rikonfirmojnë shumicën properëndimore. 
 
Kandidati shqiptar, Blerim Reka fitoi 11.5% të votave, ndërkohë që analistë të ndryshëm shprehen se pjesëmarrja e ulët lidhet me dështimin e qeverisë për të thithur investime. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.