Përgjaken Pashkët Katolike në Sri Lanka (Video)

Postuar në 21 Prill, 2019 10:21

Në 138 ka arritur numri i të vdekurve nga shpërthimet në tre kisha dhe tre hotele ku festoheshin Pashkët në Sri Lanka, ndërsa numri i të plagosurve llogaritet në 400. Sipas autoriteteve  në mesin e të vdekurve  nëntë janë shtetas të huaj.

"I dënoj fuqishëm sulmet frikacake ndaj popullit tonë sot. I ftoj të gjithë  në Sri Lanka të qëndrojnë të bashkuar dhe të fortë në këto kohë tragjike "-theksoi  në twitter  kryeministrit i vendit, duke shtuar se qeveria do të marrë masa të menjëhershme për situatën.

Dy shpërthime ndodhën në kishën e Shën Antonit në Kolombo dhe Shën Sebastianit në Negombo, një qytet në veri të kryeqytetit.  Deri tani askush  nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet, të cilat karakterizohen më të përgjakshmet që nga përfundimi i luftës civile në vend. Në Sri Lanka, me 21 milionë banorë, të krishterët arrijnë në 1.2 milionë, duke përfaqësuar 7% të popullsisë. 70% e vendit janë budistë, 12% hindu dhe 10% muslimanë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.