Biletë kthimi nga Holanda dhe notë ngelëse për qeverinë
Një zhvillim negativ vjen nga Hollanda lidhur me Shqipërinë. Parlamenti i këtij vendi ka miratuar rezolutën e 5 partive që i rekomandon qeverisë të rikthejë vizat me Shqipërinë. Në total kanë qenë 9 parti politike (Partia Socialiste, PvdD, 50plus, VVD, SGP, CDA, CU, PVV, FVD) që dhanë 105 vota për të rikthyer vizat për shqiptarët.
“Parlamenti, pas diskutimeve, duke vënë në dukje se ka pasur një rritje të ndjeshme të kriminalitetit nga mafia shqiptare në Holandë dhe se këto organizata kriminale keqpërdorin mundësinë për të udhëtuar pa viza përmes Evropës që të zgjerojnë më tej rrjetin e kontrabandës, duke vënë në dukje se pezullimi i vizave për Shqipërinë u detyrua nga kushte të ndryshme, duke përfshirë parandalimin e krimit ndërkufitari kërkojmë qeverisë të paraqesë kërkesën në Komisionin Evropian për të filluar procedurën e frenimit emergjent për liberalizimin e vizave”- shkruhet në deklaratën e parlamentit holandez.
Ku zhvillim konsiderohet një hap mbrapa për Shqipërinë që në qershor pret një vendim nga Brukseli për hapjen ose jo të negociatave. Po ashtu një goditje për qeverinë që ka mohuar vazhdimisht problemet me kriminalitetin dhe kërkesat për azil të shqiptarëve që vazhdojnë eksodin. Rezoluta e parlamentit nuk është detyrues, po vetëm një rekomandim për ministrin e Jashtëm holandez që ta ngrejë si pretendim ne Komisioinin Europian.
Add new comment