Del urdhëri i delegimit për Cakajn

Postuar në 16 Prill, 2019 16:59

Ka dalë më në fund urdhëri i kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, ministër i Jashtëm dhe për Evropën i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, për delegimin e kompetencave të ministrit të Jashtëm dhe për Evropën, zv.ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Urdhëri për kalim kompetencash të detyrave kaq të vështira për t’u shkruar dhe thënë është miratuar në datën 23 janar, por është publikuar vetëm këto ditë në Fletoren Zyrtare.

Zoti Cakaj ka një tërësi kompetencash administrative dhe politike që nisin që nga ndjekja dhe zbatimi i programit të qeverisë për politikën e jashtme, raportimin para kryeministrit, përfaqësimin e Ministrisë brenda dhe jashtë vendit në rastet e pamundësisë së kryeministrit, emërime diplomatësh e deri te dhënia e mendimeve për projektaktet e paraqitura për mendim nga ministritë në formë shkresore.

Zotit Cakaj i ndalohet nëndelegimi i kompetencave, por përmes një urdhëri të vetin të datës 30 janar 2019, ai gjithësesi disa kompetenca i ka deleguar por që më së shumti kanë të bëjnë me çështje administrative.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.