Frymëmarrje për May, merr zgjatje të BREXIT deri në 31 tetor

Postuar në 11 Prill, 2019 11:33

Zgjatje fleksibile të negociatave të Brexit deri më 31 tetor të këtij viti kanë vendosur krerët e BE gjatë samitit të jashtëzakonshëm që u mbajt në Bruksel. Në gjashtë muajt e ardhshëm, Mbretëria e Bashkuar do të ketë mundësinë të votojë në parlament marrëveshjen që mund ta nxjerrë jashtë BE-së më herët se data e planifikuar.

Me këtë marrëveshje të re, Mbretëria e Bashkuar është e detyruar të marrë pjesë në zgjedhjet europarlamentare ashtu si 27 shtetet e tjera evropiane. Britania në këtë mënyrë do të zgjedhë 73 deputetët që i takojnë.

"Një Brexit i vështirë do të ishte katastrofik, gjithkush e di këtë, prandaj më pëlqen vendimi që u mor sot. Ne jemi mjaft të bashkuar për të marrë vendime, uniteti nuk do të thotë se kemi të njëjtat pozita, por ne kemi aftësinë për të bërë kompromise "-tha Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker.

Në qershor, gjatë samitit të ardhshëm do të ketë një përditësim të procedurave të ratifikimit të nenit 50 dhe më 31 tetor, një ditë para përfundimit të mandatit të Komisionit aktual Britania do të largohet nga BE-ja. Të dy udhëheqësit evropianë, Tusk dhe Juncker tha se kanë besim të kryeministrja britanike, Tereza Mei se nuk do të bllokojë vendimet evropiane muajt e ardhshëm. Në mesin e këtyre vendimeve janë zgjedhja e presidentit të ardhshëm të Komisionit Evropian dhe presidentit të Këshillit Europian.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.