Bushati zhgradon Ramën (Video)

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati , i cili që pas shkarkimit është goditur nga kryeministri Rama përmes rioshit Gent Cakaj foli në parlament për situatën aktuale politike duke theksuar se maxhoranca nuk duhet të tregohet arrogante me opozitën që është jashtë Parlamentit.
Ajo që bie në sy në fjalën e tij është se Bushati bëri një panoramë kritike të gjendjes në vend duke iu drejtuar për reflektim asaj që mund të quhet elita e vjetër e PS, Ruccit, Majkos dhe Ulqinit për apatinë në raport me përgjegjësitë që duhet të marrin për situatën. Bushati ka injoruar tërësisht Ramën, me të cilin raportet janë ftohur ndjeshëm që pas ccështjes së kufijve Kosovë-Serbi, ku Bushati ishte kategorikisht kundër duke mbajtur anën e Gjermanisë në këtë proces.
“Si ka mundësi z.Ruci që pas tre dekadash si politikan me eksperiencë, si ka mundësi z.Ulqini, si ka mundësi z.Majko, e deri te kolegia që foli për herë të parë në këtë parlament. Pse kur Grekët e Maqedonasit e gjekërkan gjuhën për të parë përpara, ne nuk paskemi mundësi me e gjet gjuhën me njëri-tjetrin. A jemi të gjithë shqiptarë, a jemi pjesë e një kombi? Pse e kemi kaq të vështirë dhe turpërojmë veten tonë lart e poshtë. Pse nuk e gjejmë dot ne gjuhën për të parë përpara?”-deklaroi Bushati.
Add new comment