Sukses i madh nga sirtari një ditë pas raportit diskretitues të DASH
Qeveria e kaloi në heshtje Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut, ku përveç korrupsionit sistemik dhe presionit të politikës për t'iu shmangur hetimeve, notën më negative e mori policia ose më saktë shteti i së drejtës.
Raportoi flet për torturua çnjerëzore dhe trajtim aspak dinjitoz të të arrestuarve apo të dënuarve në burgje, duke faktuar një situatë tërësisht ndryshe nga ajo që propagandon kryeministri dhe vartësi i tij, Lleshaj.
Operacionet e imazhit që ka ndërmarrë qeveria me angazhimin e policeve femra në protesta nuk mbulon dot një mentalitet kriminal të një policie në shërbim të pushtetit të radhës dhe kundër qytetarëve të saj me pasoja të drejtëpërejta në sigurinë publike.
Raporti ekspozoi si qeverinë ashtu dhe policinë, ndaj drejtuesit vunë në veprim të vetmen armë që kanë, operacione rezervë dhe arrestime nga halli për të ngritur imazhin e nxirë të policisë.
Skenari është lehtësisht i lexueshëm. Një ditë pas publikimit të raportit për Dash policia ndërmori një aksion për arrestimin e disa fajdexhinjve në Shkodër. Goditje e madhe ndaj krimit dhe fleta lavdërimi të menjëhershme nga kryeministri Rama dhe ministri Lleshi për policinë europiane të Shqipërisë. Mjerë kush bie në duart e tyre!
Reagim i Ramës
Përshëndetje dhe përgëzime të gjithë forcave policore që u angazhuan në superoperacionin e Shkodrës, duke çmontuar dhe çuar prapa hekurave një grup kriminal keqbërësish. Sot Shkodra është më e qetë e më e sigurtë se asnjëherë dhe Policia e Shtetit çdo ditë më efikase
Reagimi i Lleshajt
“Maranaj”, për një Shkodër e Shqipëri të lirë nga krimi. Policia e Shtetit dha sot një tjetër goditje madhore kundër krimit të organizuar dhe financave të tij. Ky sukses motivon më tej Policinë dhe qytetarët për të vijuar së bashku përpjekjen për Shqipërinë europiane.
Add new comment