sukses
Sukses i madh nga sirtari një ditë pas raportit diskretitues të DASH
Qeveria e kaloi në heshtje Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut, ku përveç korrupsionit sistemik dhe presionit të politikës për t'iu shmangur hetimeve, notën më negative e mori policia ose më saktë shteti i së drejtës.
Raportoi flet për torturua çnjerëzore dhe trajtim aspak dinjitoz të të arrestuarve apo të dënuarve në burgje, duke faktuar një situatë tërësisht ndryshe nga ajo që propagandon kryeministri dhe vartësi i tij, Lleshaj.
Gianni Buquicchio: Suksesi është i të gjitha forcave politike
Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio (Xhani Bukikio) thotë se miratimi me konsensus i reformës në drejtësi është një sukses i madh për të gjitha forcat politike që avancuan përmes negociatave dhe kompromiseve me ndjenjën e lartë të përgjegjësisë.
Paradoksi, qeveria e quan sukses arratisjen e Balilit. Policia ende pa komunikatë zyrtare për operacionin
Kryeministri Rama tundi dje një variant të korrigjuar të komunikatës së Europol për të bërë policinë shqiptare pjesë të operacionint ndërkombëtar të antidrogës që vuri në pranga anëtarët e një organizate të narkotrafikut, koka e së cilës ishte zyrtari shqiptar i Ministrisë së Transporteve, Kelmend Balili, i cili në fakt i shpëtoi arrestimit. Paradoksi është se ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri e quan sukses moskapjen e Balilit, i dyshuar për lidhje dhe mbështetje të fortë politike në Shqipëri.