Shkarkime masive në ARRSH: Nuk punuan mirë me PPP-të

Postuar në 27 Shkurt, 2019 13:48

11 punonjës, shumica prej të cilëve në nivele drejtuese janë shkarkuar nga detyra në Autoritetin Rrugor Shqiptar. 

Respublica disponon shkresën urdhëruese të drejtoreshës Sonila Qato për shkarkimin e një punonjësi të Sektorit të PPP-ve, ndërkohë që burime nga Autoriteti thonë se ka patur largime në masë.  Po kështu thuhet se ish-drejtorit të ARRSH-së, Afrim Qëndro i është ndaluar hyrja në institutcion. 

Ai u spostua në detyrën e zv. Drejtorit, që mesa duket ka qenë një mënyrë kalimtare drejt heqjes përfundimtare.  Sipas të njëjtave burime janë shkarkuar nga posti edhe shefja e shpronësimeve, ajo e hartimit të projekteve, drejtori i shërbimeve, drejtori i projekteve, përgjegjësi i burimeve njerëzore dhe ai i sigurimit të cilësisë. Të gjithë punonjësit janë shkarkuar brenda ditës, me motivacionin mungesë besimi dhe paaftësi në punë. Po ashtu paralajmërime dhe vërejtje kanë marrë edhe një pjesë tjetër e punonjësve.

Përditësuar

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.