Mësoni si negociohet me Edi Ramën
Në dhjetor të vitit 2018, në revistën “Monitor” u publikua një intervistë e Luca Nam, përfaqësues i Yura Corporation, kompania koreanojugore që merret me prodhimin e pjesëve të automobilëve. Nam ankohej se në Shqipëri është shumë e vështirë të bësh biznes. Ai sillte përvojën e vet me administratën shqiptare që ishte e tillë saqë po vinte në diskutim edhe vendimin për të investuar.
Prej ditës që kam shprehur interes për tokën pronë shtetërore është bërë më shumë se një vit. Nëse kjo do të dështojë, ne do të tërhiqemi nga plani ynë i biznesit. Ndaj nuk mund të themi që projekti është në zbatim. Vetëm negociatat fillestare më shumë se një vit, saktësisht nga shtatori 2017
shprehej Nam.
Një vit për të vënë në lëvizje…Asgjë. Hiç. Qëndrimin në vend të një administrate që vetëm dëmton dhe që ka përpara ligjin për investimet strategjike. Nam thoshte se sipërfaqja e kërkuar prej tij është shtetërore, pra nuk ka ndonjë problem.
Çfarë ndodhi që pas kësaj interviste?
Ndodhi që qeveria shqiptare veproi me vrap dhe më 13 shkurt vendosi kalimin e truallit në fjalë në përdorim të korporatës për 60 vjet për vetëm 1 euro. Aty korporata do të prodhojë sisteme elektrike për automobilë për të cilën pritet të marrë liçencën.
Një vit nga aplikimi sipas ligjeve = ASGJË.
Dy muaj nga një intervistë = VKM.
Jo vetëm kaq, por është mirratuar edhe kontrata e emfiteozës.
Ky është shteti që po bën Edi Rama dhe tufa e Rilindjes. Të paktën kështu mësojnë të gjithë sesi negociohet me këtë “kryeministër”.
Add new comment