Ftesë ndërkombëtarëve dhe socialistëve (Video)
Pas djegies së mandateve PD ka nisur një fushatë lobimi me ndërkombëtarët për t’i ndërgjegjësuar rreth situatës politike në Shqipëri.
Basha i ka nisur takimet nga Viena, ndërsa Berisha i ftoi që të njihen me realitetin në vend dhe arsyet që e çuan opozitën në vendimin ekstrem. Mungesën e Gjykatës Kushtetuese, ish-kryeministri e quajti të ngjashëm me aktin e një grushti shteti dhe u bëri thirrje socialistëve të reflektojnë për të hequr Edi ramën nga drejtimi i PS.
Teksa ka përsëritur thirrjen për largimin e Ramës, Berisha shtoi: “Unë kam dhënë dorëheqjet e mira, por Rama është kufomë politike, duhet të largohet nga skena se do ta përzënë në mënyrën më të paimagjinueshme, i them imagjinata e njerëzve sot është e jashtëzakonshme, ka 6 vite që poshtëron shqiptarët, vjedh e lidhet me krimin, tani ik, ik dhe vetëm ik”. I pyetur a ka frikë nga ngritja e SPAK e njohur ndryshe si Prokuroria Speciale, Berisha tha se ai është i zhveshur nga çdo imunitet parlamentar, ndryshe nga mazhoranca që forcoi rregullat për mbrojtjen e deputetëve.
Add new comment