Masakra e Basovicës bëhet çështje mes Italisë dhe Sllovenisë
Qeveria sllovene akuzon Ministrin e Brendshëm italian Mato Salvini, dhe kreun e Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, se duan të fshehin përgjegjësitë e fashizmit në ngjarjet tragjike të Luftës së Dytë Botërore.
Të dy politikanët italianë sipas tij, bënë deklarata "të papranueshme" duke iu referuar vrasjes së ushtarëve italianëve nga partizanët jugosllavë në fund të Luftës së Dytë Botërore. Referuar këtyre deklaratave presidenti slloven Borut Pahor i dërgoi një letër homologut të tij italian Serge Matarela për të shprehur protestën e tij të fortë.
Në një ceremoni të dielën në Basovitsa, pranë kufirit me Slloveninë, Tajani foli për "mijëra viktimave të pafajshme" të cilat sipas tij "u vranë sepse ishin italianë", duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm dhe të ashpër të Lubjanës.
"Masakrimi i ushtarëve italianë nga rebelët e Titos në muajt e fundit të luftës ka qenë kryesisht i lidhur me hakmarrjen ndaj fashistëve apo bashkëpunëtorëve të fashistëve dhe nuk ka të bëjë me dimensione etnike.Megjithatë, deklaratat e bëra nga Salvinini dhe Tagiani "nënkuptonin se këto masakra ishin pjesë e një" spastrimi kombëtar "- thotë Panor në letrën drejtuar Matarelas. Tajani, anëtar i PPE-së konservatore përfundoi fjalën e tij në ceremoni me frazën "Rroftë Istria italiane, Rroftë Dalmacia italiane", duke iu referuar dy provincave- Sllovenisë dhe Kroacisë në kufijtë e Adriatikut që dikur i përkisnin Italisë.
Më pas ai reagoi duke thënë se referencat për Istria-n italiane dhe Dalmacinë "italiane" nuk kanë qenë në asnjë rast "pretendime territoriale". "Po flisja për të mërguarit italianë në Istria dhe Dalmaci, fëmijët, nipërit dhe mbesat e shumë prej tyre që ishin të pranishëm në ceremoni dhe nuk ishte qëllimi im të fyeja askënd"-sqaroi kreu i PE-së.
Salvini, nga ana e tij hoqi një paralele mes "fëmijëve që vdiqën në kampin e "Auschëitz" dhe "fëmijëve të vdekur në Basovitsa".
Pothuajse 75 vjet pas përfundimit të luftës, këto masakra vazhdojnë të jenë një çështje tepër e ndjeshme në marrëdhëniet midis Romës dhe Lubjanës. Vlerësimet e numrit të viktimave ndryshojnë: duke filluar nga disa qindra në më shumë se 10,000. Ishte ish-kryeministri i djathtë i Italisë, Silvio Berluskoni, i cili krijoi në 2004 një përvjetor kombëtar për viktimat e masakrave në rajon, të cilin vetëm e djathta e përkujton në një vend që për dekada të tëra është ndjerë jashtëzakonisht në siklet për të kaluarën fashiste.
Add new comment