“Lufta e ftohtë” i surprizon të gjithë
Kineasti polak, Łukasz Żal, ka fituar çmimin e madh të akorduar nga Shoqata Amerikane e Kinematografëve.
Filmi i tij, "Lufta e Ftohtë", i xhiruar në bardhezi, la pas “Romën” e Alfonso Cuaron-it, si edhe tre filma të tjerë pretendentë: "First Man", "A star is born” dhe "Favorite".
Vetë kineasti 38-vjeçar nuk mori pjesë në ndarjen e çmimeve. Edicioni i 33-të u mbajt në Ray Dolby Ballroom në Hollywood & Highland në Los Anxheles.
Zal është gjithashtu në garë për një çmim Academy Award në kinematografi, së bashku me Cuaron, Labitique, Ryan dhe Caleb Deschanel për "Never Look Away".
"Lufta e Ftohtë" (Cold War), me regji nga Pawel Pawlikowski, i vendos ngjarjet në Poloni dhe Paris nga fundi i viteve 1940 deri në vitet 1960 dhe tregon historinë e një drejtori muzikor dhe një këngëtareje të re që bien në dashuri. Tomasz Kot dhe Joanna Kulig luajnë dy rolet kryesore të historisë së frymëzuar nga jeta e prindërve të Paëlikoëski-t.
"Lufta e Ftohtë" është gjithashtu në garë për Oscar në kategorinë regjisori më i mirë dhe filmi më i mirë në gjuhë të huaj.
TemaTv
Add new comment