filmi polak
“Lufta e ftohtë” i surprizon të gjithë
Kineasti polak, Łukasz Żal, ka fituar çmimin e madh të akorduar nga Shoqata Amerikane e Kinematografëve.
Filmi i tij, "Lufta e Ftohtë", i xhiruar në bardhezi, la pas “Romën” e Alfonso Cuaron-it, si edhe tre filma të tjerë pretendentë: "First Man", "A star is born” dhe "Favorite".
Vetë kineasti 38-vjeçar nuk mori pjesë në ndarjen e çmimeve. Edicioni i 33-të u mbajt në Ray Dolby Ballroom në Hollywood & Highland në Los Anxheles.