Berisha ja del t'i japë intervistë Sonila Meços/A do kërkojë falje Lulzim Basha për 17 majin?

Postuar në 06 Shkurt, 2019 11:59

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë dje i ftuar në një intervistë në emisionin “Tempora” me drejtuese Sonila Meçon. Më tepër sesa pyetje për një politikan që është pjesë e vendimmarrjes, intervista është zhvilluar si bisedë me replika dhe polemika, ku Meço ka manifestuar sëmundjen e të gjithë të shquarve të ekranit të kësaj kohe që mendojnë se ata i dinë përgjigjet. Madje duke këshilluar Berishën të ketë kujdes me fjalët si p.sh “shteti i përdhunuesve” sepse siç tha ajo “na fusni edhe ne”.

Megjithatë, Berisha ka dhënë disa qëndrime që vlejnë të merren në konsideratë:

Marrëveshja e 17 majit dështoi, nuk krijoi klimë për zgjedhje. Pa rrëzuar Edi Ramën me çdo çmim dhe çdo kusht votë të lirë nuk ka. Njeriu duhet të bëjë gjithçka për të shmangur më të fundit dhe më e fundit është që qytetarët ta kërrejnë me mosbindje civile. Marrëveshje tjetër do të ishte vetëvrasje. Ka vetëm një skenar që mund të rikthejë votën në Shqipëri dhe ky është skenari venezuelian dhe në qoftë se shqiptarët nuk vendosin të sakrifikojnë ka vetëm një rezultat: eksodin masiv

ka thënë  ai.

Duke reflektuar faktin se shoqëria ka mosbesim ndaj opozitës dhe apati, ish-kryeministri i vendit ka deklaruar se prova e manipulimit të zgjedhjeve u përcoll në media nga dokumentet e prokurorisë. Përtej këtij aspekti duhet thënë se reflektimit të tij i duhet shtuar një kërkesë për falje publike nga Lulzim Basha për pazarin e 17 majit, që nuk ishte për zgjedhjet por për punët e veta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.