HEC i Skavicës do të ndërtohet nga shteti?

Postuar në 01 Shkurt, 2019 17:13

Tv Klan raporton sot se hidrocentrali i Skavicës do të ndërtohet me para publike nga Korporata Energjetike Shqiptare. HEC-i në fjalë do të shërbejë për konsumatorët fundorë dhe do të ndahet në dy njësi: Katundi i Ri dhe Skavica. Projekti ka nisur që në vitet ’70 dhe i shtohet heceve të tjerë në kaskadën e Drinit, Fierza, Komani dhe Vau i Dejës. 

Investimi nga qeveria shqiptare vjen pas dështimit për ta dhënë ndërtimin e Skavicës me konçesion teksa pesë vjet më parë, dy kompani turke, “Suzer” dhe “Nurol Holding” shprehën interes por që më vonë u tërhoqën. Televizion shton se ndërtimi do të kushtojë 350 milionë euro çka shtron pikëpyetje se ku do t’i gjejë paratë qeveria shqiptare e cila po tërhiqet nga skemat e koncesionimit për klientë të vet. E njëjta pikëpyetje shtrohet edhe për projektet infrastrukturore, për të cilat nuk do të ketë më koncesione të pakërkuara.

Hera e fundit kur qeveria shqiptare ka ndërtuar diçka me paratë e buxhetit ka qenë rruga nacionale në Qafën e Llogorasë, që u krye nga forcat e xhenjos.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.