Zgjatet agonia për Tahirin
Një ditë pas vetëdorëzimit të Kelmend Balilit mësohet se Prokuroria për Krimet e Rënda ka vendosur të zgjasë edhe 3 muaj hetimet për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Gazeta Panorama shkruan se shkak për shtyrjen e hetimeve, janë bërë sërish letër-porositë.Më herët, prokurorët e dosjes kanë dërguar letër-porosi në Itali, ku kërkojnë informacione nga prokuroria e Katanias dhe një tjetër në Malin e Zi, por përgjigjet e tyre, sipas prokurorisë, ende nuk kanë mbërritur.
Afati përfundon ditën e enjte, por prokurorët e çështjes në mbledhjen e zhvilluar, kanë vendosur të shtyjnë sërish afatin me tre muaj, deri në prill të këtij viti. Kujtojmë që Ambasada Amerikane ka inkurajuar Prokurorinë të çojë përpara këtë hetim me nënpyetjen "kush e ka rradhen".
Dorëzimi i Balilit dhe një Sajmir Tahiri në qeli mund të konsiderohen notë domethënëse për Shqipërinë në përmbushje të kërkesave për hapjen e negociatave, ndonëse kryeministri u ka bërë thirrje shqiptarëve t'i kërkojnë falje Sajmir Tahirit. Ish-ministri i Brendshëm mbrohet me argumentin se Gjykata e Katanias ka pushuar hetimet për të.
Add new comment