SHBA, dakord edhe me shkëmbimin e kufijve, por jo me çdo marrëveshje Serbi-Kosovë
Një ditë pasi Klan Kosova publikoi lajmin se Departamenti i Shtetit ka bërë presion pranë qeverisë së Kosovës për të hequr tarifën 100%, gazeta “Koha Ditore", cituar nga agjencia serbe "B92", përcjell një tjetër informacion. Duke cituar zyrtar amerikan, gazeta përcjell qëndrimet e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, sipas të cilave amerikanët mbështesin një marrëveshje që do të sigurojë njohjen reciproke përfshirë eventualitetin e korrigjimit të kufijve apo shkëmbimin e territoreve. Zyrtari nuk ka bërë publik identitetin e tij, por mesazhi është i qartë: marrëveshja duhet. Nga ana tjetër, SHBA-të do ta rishikojnë tekstin final për t’u siguruar se “nuk bie ndesh me vlerat dhe interesat e SHBA-së, që do të thotë se jo çdo marrëveshje është e pranueshme”.
Nga kjo pikëpamje, loja e Klan Kosova është në të vërtetë një manovër presuese mbi qeverinë e Haradinajt që synon të lehtësojë pozitën e Vuçiç, i cili pa heqjen e tarifave nuk ka mundësi veprimi. Përtej këtij aspekti taktik, gatishmëria e palëve të përfshira për të negociuuar një zgjidhje edhe me korrigjim apo shkëmbim territori, është asgjë më shumë sesa puna e ushtarit që ka marrë lejen nga gjenerali për të lëvizur.
E paqartë mbetet se çfarë do të thotë një marëveshje që bie ndesh me interesat amerikane dhe pse SHBA-të duan të rishikojnë tekstin, kur ato mund të përfshihen si aktor mbikëqyrës. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë roli i BE-së është formal e madje në pozita qesharake. Çfarë duket se po ndodh është se SHBA-të kanë kërkuar marrëveshje, ato kanë dhënë lejen për lëvizje kufijsh, por sesa dhe ku kjo varet nga aktorët në terren. Që nga pala shqiptare po duan të mbajnë në hije axhendën e tyre që i lidh me Gjykatën Speciale dhe me marrëdhënie të pasqaruara me Tiranën zyrtare.
Add new comment