Kotzias: Dy arsyet që mbajnë peng marrëveshjen me Shqipërinë
Ish-ministri i Jashtëm grek ka përforcuar zërat se ikja e Ditmir Bushatit lidhet me pikëpamjet e ndryshme nga kryeministri Rama për çështjen e Kosovës. Në një intervistë radiofonike Nikos Kotzias nuk i ka kursyer vlerësimet për ish-homologun e tij bazuar në ecurinë e negociatave me Shqipërinë për marrëveshjen e detit dhe një sëri çështjesh.
“Mos harroni, në këtë historinë e toneve të larta se njeriu më racional dhe luftëtar për pikëpamjet e tij, ndonëse i ri në moshë, por shumë i pjekur, ministri i jashtëm më serioz që kishte Shqipëria për të negociuar me ne, z. Bushati është shkarkuar. Dhe sipas mendimit tim, jo për shkak se ai kishte shumë vite si ministër siç thuhet në Shqipëri, por sepse ai kishte një pikëpamje të ndryshme për çështjen e Kosovës, dmth nuk ishte dakord për të ndryshimin e kufijve”- theksoi ish-ministri.
Kotzias zbulon po ashtu edhe dy nga arsyet që mbajtën peng kurorëzimin e marrëveshjes me Shqipërinë.
“Kishim bërë një përpjekje për të hartuar një paketë marrëveshjesh. Dhe më duhet t'ju them se marrëveshja kishte përfunduar. Por kishim dy probleme. I pari nga pala shqiptare pasi nuk kishte Gjykatë Kushtetuese për të çertifikuar ndryshimet që u bënë për një seri çështjesh. Sa i takon Shqipërisë në Greqi ekziston një bërthamë e thellë shtetërore, për të cilën unë nuk kam vendosur ende të flas, por kam informuar tërësisht kryeministrin para se të largohem, e cila nuk njeh kufijtë duke përdorur truke të ndryshme ligjore dhe po ashtu nuk është është e predispozuar të njohë me instrumente ligjore përfundimin e gjendjes së luftës mes Greqisë dhe Shqipërisë, e shpërthyer shumë dekada më parë".
https://www.news247.gr/politiki/kotzias-o-kammenos-eiche-megalo-pathos-n...
Add new comment