"Lista e Shindlerit" trazon Gjermaninë (trailer)
Vendimi fillestar i një kinemaje në qytetin Hachenburg të Gjermanisë për t’u ofruar bileta falas anëtarëve të Partisë Alternativa e Ekstremit të Djathtë (AFD) për premierën e filmit "Lista e Shindlerit" ngjalli reagime të ashpra.
Filmi është programuar të shfaqet më 27 janar, në Ditën e Kujtimit për Viktimat e Nacional-Socializmit. Filmi dokumenton përpjekjet e industrialistit gjerman Oskar Schindler për të shpëtuar nga vdekja 1.200 hebrenj të punësuar në fabrika në Poloni dhe Çekosllovaki, dy vende që ishin nën pushtimin nazist. Në njoftimin e saj fillestar, kinemaja raportoi se anëtarët e AfD mund ta shihnin filmin falas duke paraqitur thjesht kartën e anëtarësimit të partisë.
Megjithatë, pas kritikave të ashpra, administrata e kinemasë ri theksoi se filmi do të shfaqet falas për një audiencë më të gjerë për shkak të ndikimit të madh, madje edhe në nivel ndërkombëtar." Kreu rajonal i AfD sulmoi drejtuesit e kinemasë , duke e quajtur "një tjetër përpjekje të trashë për të barazuar AfD me nacional-socializmin".
Add new comment