Luftë spiuanzhi SHBA-Rusi

Postuar në 31 Dhjetor, 2018 13:32

Klima e Luftës së Ftohtë duket se po rikthen edhe pasazhet e saj më të dukshme që është përballja e spiunazhit. Mediat e huaja raportojnë për arrestimin e një qytetari amerikan në Moskë në datën 28 dhjetor nga shërbimi sekret rus, FSB.

Personi në fjalë do t’i nënshtrohet hetimit penal dhe sipas agjencisë Tass, ai quhet Paul Whelan. Ngjarja pason një vit të ngarkuar me akuza në drejtim të Rusisë, që sipas agjencive dhe mediave perëndimore është përgjegjëse për helmimin e Sergei Skripal dhe vajzës së tij në Angli pse dyshoheshin se bënin lojë të dyfishtë. Pak muaj më parë në qytetare ruse, Maria Butina u dënua në SHBA me akuzën e kryerjes së veprimeve ilegale spiunazhi në territor amerikan.

Situata ka precipituar që nga ndërhyrja e Rusisë në Ukrainë dhe me aneksimin e Krimesë që kanë alarmuar Perëndimin më shumë për taktikën e operacioneve që janë aplikuar nga Kremlini. Që nga ajo kohë termi Luftë Hibride është gjeneralizuar për të përshkruar një formë të operacioneve komplekse ku ndërhyrja ushtarake është akti final dhe jo detyrimisht më i rëndësishmi.

Një tjetër arsye që duket se ka kthyer klimën e dyshimit është e ashtuquajtura ndërhyrje ruse në zgjedhjet e SHBA-së, nxitja e populizmit të djathtë në Europë dhe strukturimi i një poli pushteti në Lindje të Europës që peshon mbi stabilitetin e Europës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.