Nis eksodi i policëve, 80 përqind kanë aplikuar për llotarinë amerikane

Postuar në 25 Dhjetor, 2018 15:49

80 përqind e punonjësve të policisë që janë nën moshën 40 vjeç kërkojnë të largohen drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të gjithë kanë aplikuar për llotarinë amerikane.

Të dhënat vijnë nga sindikata e punonjësve të policisë, e cila i ka përfshirë ato në një letër drejtuar kryeministrit.

 “Punonjësit e policisë që janë nën 40-vjeç kanë aplikuar për llotarinë amerikane dhe njëkohësisht po presin që në janar të 2019 të largohen jashtë Shqipërisë për një jetë më të mirë”-thuhet në letrën e Sindiktatës të publikuar nga Tv Klan.

Shkaku kryesor për fluksin e aplikimeve në lotarinë amerikane nga efektivët e rinj të policisë dhe ata deri në 40 vjeç janë pagat e ulëta. Policët kërkojnë gjithashtu të marrin edhe pagën e 13, siç përcaktohet në Kodin e Punës, pagesën për orët shtesë, trajtimin me ushqim, si dhe sigurim jete për ata që aksidentohen gjatë orarit të punës.

Comments

Submitted by Eno madhi (not verified) on

Mos ka ndonje kerkese specifike per policet tane nga ndoj shtet ne SHBA, se s'ka mundesi. Ndoshta Trup-it i kane fut ne vesh se policat tane jane si puna e gomarit te komshiut qe mbajne sa te duash, e kane bere ndonje ligj qe u lehteson procedurat e emigrimit

Submitted by Anonymous (not verified) on

Nuk eshte cudi qe te kete edhe ndonje kerkese apo dekret te tille, per situata momentale te perballjes me emigrantet e jugut, ne menyre qe aktet e paligjshme ndaj tyre dhe cdo pisllek tjeter tu mbetet policve te huaj! Eshte nje politike e vjeter e perdorimit te soldnerve qysh nga koha e romakve e deri me sot, ne menyre per te ruajtur vete duart e pastra. Pislleqet u mbetet te huajve ne sherbim te perkohshem, te mirat u vishen forcave vendore te perhershme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.