eksodi

Koha që eksodi i 1991-t të përkujtohet në Shqipëri

Postuar në 07 Mars, 2021 03:02

Si mund të arsyetohet vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama dje në Itali, ku u ndal në Bari dhe në Brindizi për të kujtuar siç u tha 30 vjetorin e eksodit të shqiptarëve? 

Vizita që ka sjellë në Pulia edhe Luigi di Maio, lidhet patjetër me një moment historik dhe simbolik, por është disi e çuditshme që një kryeministër i Shqipërisë zbret në Itali vetëm për këtë qëllim.

Së pari, sepse përvoja e shqiptarëve në Bari në vitin 1991 nuk është e mirë dhe kush ka qenë aty e di këtë.

Presidenti detyrohet një sqarim që të mos e marrim për karagjoz

Postuar në 08 Gusht, 2020 12:31

Sot presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shpërndarë një mesazh me rastin e 29 vjetorit të ikjes së anijes “Vlora” e cila hapi siparin e eksodit të marsit 1991.

Në 8 gusht 1991 anija “Vlora”, me rreth 20 mijë shqiptarë në bord, nisi udhëtimin drejt lirisë duke u kthyer në simbolin e shpresës për një jetë të re dhe një të ardhme më të mirë.

Zbarkimi i tyre në brigjet e Italisë, dëshmoi para gjithë botës tragjedinë dhe dhimbjen e një populli të vuajtur për dekada nga dhuna, shtypja, mjerimi dhe izolimi.

30 vjet më parë/Ikja, shpresa e vetme në këtë vend(foto,video)

Postuar në 12 Korrik, 2020 22:25

Ambasada gjermane në Tiranë ka publikuar pamje dhe video nga ngjarjet e 30 viteve më parë kur qindra qytetarë shqiptarë u dyndën asokohe në dyert e ambasadës për t’u larguar nga vendi. Pamjet për këto ngjarje dhe dëshmitë janë qarkulluar shpesh, por ekspozita dixhitale e ideuar nga ambasada na jep një panoramë më të plotë për atmosferën e atyre ditëve.

Ata që ikën mblodhën mendjen

Postuar në 03 Korrik, 2020 12:06

Shqipëria mund të jetë ndoshta i vetmi vend që përkujton si ditë lirie, momentin e një eksodi. Eksodet nuk para kanë data të shënuara pasi janë procese që shtrihen në kohë. 

Mirëpo 2 korriku shënon për Shqipërinë një çast historik të ç’prangosjes nga burgu psikologjik dhe fizik i një diktature të gjatë. Një arratisje publike nga një vend që e ka pjesë të kujtesës dhe konstitucionit të vet ikjen e njerëzve. 

Në një kuptim 2 korriku është vazhdim i një tradite, e  një itinerari të ngulitur, por  në një kuptim tjetër ai është edhe akt rebelimi, sikurse një metaforë. 

Nis eksodi i policëve, 80 përqind kanë aplikuar për llotarinë amerikane

Postuar në 25 Dhjetor, 2018 15:49

80 përqind e punonjësve të policisë që janë nën moshën 40 vjeç kërkojnë të largohen drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të gjithë kanë aplikuar për llotarinë amerikane.

Të dhënat vijnë nga sindikata e punonjësve të policisë, e cila i ka përfshirë ato në një letër drejtuar kryeministrit.

 “Punonjësit e policisë që janë nën 40-vjeç kanë aplikuar për llotarinë amerikane dhe njëkohësisht po presin që në janar të 2019 të largohen jashtë Shqipërisë për një jetë më të mirë”-thuhet në letrën e Sindiktatës të publikuar nga Tv Klan.

Eksodi, i shpjeguar nga Ballkani

Postuar në 13 Shtator, 2015 15:24

Që kur Maqedonia deklaroi gjendjen e emergjencës në zonat e saj kufitare në fund të gushtit, “Rruga e Ballkanit” është bërë e njohur.
Deri në 3000 refugjatë, kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme, mbërrijnë në vendin e vogël jugor evropian çdo ditë. I njëjti numër kalon kufirin me Serbinë dhe Hungarinë – shumica e të cilëve shpresojnë të arrijnë në Gjermani.

Shënim: Eksodi shqiptar qenka një çështje thjesht policore. E megjithatë nuk ekziston?!

Postuar në 25 Gusht, 2015 14:51

Për qeverinë shqiptare, eksodi i njerëzve të këtij vendi drejt Gjermanisë dhe vendeve me mundësi punësimi, është një temë krejtësisht policore dhe prandaj ka nxjerrë sot ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Ai deklaroi në një konferencë për shtyp se nuk ka një eksod të shqiptarëve drejt Gjermanisë, të paktën jo në shifrat që pretendohet. Tahiri tha se rritja e djaleve në kufi është shtuar me vetëm 0,6 përqind.

Tahiri ishte në një linjë me deklaratën e kryeministrit Rama duke thënë se emigrantët shqiptarë që po kërkojnë azil në Gjermani kanë shkuar nga vendet e Bashkimit Europian.

Subscribe to RSS - eksodi