30 vjet më parë/Ikja, shpresa e vetme në këtë vend(foto,video)
Ambasada gjermane në Tiranë ka publikuar pamje dhe video nga ngjarjet e 30 viteve më parë kur qindra qytetarë shqiptarë u dyndën asokohe në dyert e ambasadës për t’u larguar nga vendi. Pamjet për këto ngjarje dhe dëshmitë janë qarkulluar shpesh, por ekspozita dixhitale e ideuar nga ambasada na jep një panoramë më të plotë për atmosferën e atyre ditëve. Pamjet nuk na e përgënjeshtrojnë kujtesën e Shqipërisë së atyre viteve, me njerëzit, pamja e të cilëve tregon se shpresa ishte vetëm Ikja, njësoj si sot. Më poshtë disa foto dhe video:
Add new comment