KLGJ e çoroditur dhe hermetike akoma pa nisur

Postuar në 21 Dhjetor, 2018 17:42

Edhe pse i sapokonstituuar dhe një institucion që presupozohet të sjellë një standard në transparencën e Gjyqësorit,  Këshilli i Lartë i Gjyqësorit e nis me hermetizëm punën si organi më i lartë i qeverisjes së gjyqësorit.

Naureda Llagami, e zgjedhur si kryetare e këtij Këshilli urdhëroi që mbledhja e parë të zhvillohej më dyer të mbyllura.Temë e mbledhjes ishte  se cili institucion do të vlerësojë gjyqtarët për anën profesionale nën kuadër të Vettingut.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura, të drejtuar nga Llagami, ku ishin të pranishëm 11 anëtarët e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, mësohet është venddosur për  transferimin e përkohshëm të gjyqtarit Besim Broka nga Gjykata e Shkodrës për në Pukë. Ndërsa zëvëndësimi i kryetarit të shkarkuar të Gjykatës së Pukës, Izet Kadana, kryetarit të Gjykatës së Beratit,  Agron Vavla, dhe kryetarit të Gjykatës së Korcës, Admir Belishta, nuk është zgjidhur për shkak se kompetencat u kanë kaluar gjykatave në fjalë.

Në mbledhjen e parë të KLGJ-së i është kërkuar mendim misionit të Euralius-it për të ardhmen e Inspektoriatit të ish-KLD-së, pasi deri më tani ka qenë pikërisht ky institucion që ka vlerësuar gjyqtarët për anën profesionale në kuadër të Vettingut.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.