hermetike
KLGJ e çoroditur dhe hermetike akoma pa nisur
Edhe pse i sapokonstituuar dhe një institucion që presupozohet të sjellë një standard në transparencën e Gjyqësorit, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit e nis me hermetizëm punën si organi më i lartë i qeverisjes së gjyqësorit.
Naureda Llagami, e zgjedhur si kryetare e këtij Këshilli urdhëroi që mbledhja e parë të zhvillohej më dyer të mbyllura.Temë e mbledhjes ishte se cili institucion do të vlerësojë gjyqtarët për anën profesionale nën kuadër të Vettingut.