Komenti i Die Press: Strongman-i Rama nën ndikimin turk

Postuar në 29 Nëntor, 2018 16:24

Gazeta austriake Die Presse analizon në një shkrim të saj përkeqsimin e shtetit ligjor e problemeve me korrupsionin e kriminalitetin në Europën Juglindore si dhe rolin aktual të Turqisë së Erdoganit në Shqipëri dhe Rajon. Shqipëria dhe Edi Rama shihen si sinonime të korrupsionit, drogës dhe  trafiqeve.

Shqipëria aktualisht e nxjerr një pjesë të konsiderueshme të GDP nga trafiqet e paligjshmee të narkotikëve; strongmani socialist i Tiranës Edi Rama është person i të “gjitha punëve”. Ai është miqësuar me presidentin turk Erdogan.

Korrupsioni ka pasoja gjeopolitike. Rusia, Kina e Turqia përdorin rrjetet kriminale ish komuniste në periferi të BE-së për të zgjeruar ndikimin e tyre. Sidomos ndikimi turk po nënvleftësohet. Dhe nuk është fjala vetëm për ndërtimin e xhamive e promovimin e pakicave turqishtfolëse. Në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi e Shqipëri Erdogani po fut nën kontroll parti muslimane, shoqata, fondacione e media dhe po tenton të spastrojë ndjekësit e Fetullah Gylenit. Së fundmi në Tiranë Fondacioni Maarif bleu Universitetin Neë York

Në themelimin e Air Albania e në ndërtimin e aeroportit në Vlorë përfshirja e Turqisë ishte faktor kyç. Opozita i ka denoncuar në parlament këto projekte edhe për dyshimet e larjes së parave në shkallë masive.

Edhe në Moldavi kundrejt ndërtimit të pallatit presidencial e një stadiumi ju dorëzuan Turqisë gjashtë mësues gylenistë. Ndryshe nga BE, Turqia nuk pretendon rregulla bezdisëse të qeverisjes së mirë si prokurim i hapur apo konkurrencë. Investimet turke janë aspak jopolitike. Angazhimi ekonomik përgatit terrenin për strategjinë e Neoosmanizmit që synon të rifitojë atë që ka humbur.

https://diepresse.com/home/meinung/quergeschrieben/karlpeterschwarz/5538...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.