Populli ka ministrat e tij (Video)

Postuar në 25 Nëntor, 2018 16:30

Njësoj si në rastin e seancës së sigurisë për kuksianët e arrestuar gjatë protestave për vendosjen e taksës së Rrugës së Kombit, edhe në dhënien e masës për te arrestuarit e banorëve të Astirit, Gjykata e Tiranës ishte e blinduar këtë të dielë nga forcat e policisë.

Mosbesim te Drejtësia dhe akuza të drejtëpërdrejta për kryeministrin e vendit që sipas banorëve po u kundërvihet qytetarëve me polici dhe forca speciale. Por edhe mesazhe politike nga një protestë që banorët nuk duan ta atshojnë vetëm si një reagim hallexhinjsh.

Gjykata e Tiranes  liroi 10 nga 11 protestuesit e arrestuar per protesten para parlamentit/ I vetmi qe u mbeti në qeli përveç Dorjan Dobrajt, i cili do të dalë të hënën për masë sigurie ishte Dorjan Protoduari i arrestuar në spitalin e traumës pak orë pas protestës.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.