banoret e Unazes

Ku gënjen Supermani? Vetëm në Tironë...

Postuar në 28 Nëntor, 2018 18:46

Erjon Veliaj deklaroi dje - e bashkë me të edhe mediat që i shkojnë nga pas - se pas një takimi me banorë të Unazës së Re, ishte gjetur zgjidhja. PD-ja sot pretendon se në fakt në takim kanë qenë punonjës të Bashkisë së Tiranës dhe këtu duhet shtuar edhe një fakt: Takimi nuk ka qenë Live, por me regjistrim. Lali i ka të zakonshme këto gënjeshtra që i zgjasin vetëm një ditë.

Populli ka ministrat e tij (Video)

Postuar në 25 Nëntor, 2018 16:30

Njësoj si në rastin e seancës së sigurisë për kuksianët e arrestuar gjatë protestave për vendosjen e taksës së Rrugës së Kombit, edhe në dhënien e masës për te arrestuarit e banorëve të Astirit, Gjykata e Tiranës ishte e blinduar këtë të dielë nga forcat e policisë.

Mosbesim te Drejtësia dhe akuza të drejtëpërdrejta për kryeministrin e vendit që sipas banorëve po u kundërvihet qytetarëve me polici dhe forca speciale. Por edhe mesazhe politike nga një protestë që banorët nuk duan ta atshojnë vetëm si një reagim hallexhinjsh.

Subscribe to RSS - banoret e Unazes