Për 400 mln euro më pak
Lëvizja e qeverisë së Kosovës për të vendosur taksën nga 10% në 100% për produktet serbe dhe boshnjake që hyjnë në territorin kosovar i ka dhënë një goditje ekonomike pozitave të Serbisë në rajon, por edhe dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Volumi tregtar i mallrave që importohen në Kosovë nga Serbia për 9- mujorin e parë të këtij viti arriti në 400 mln euro.
Ministri Endrit Shala, që drejton dikasterin e Tregtisë dhe të Industrisë, kërkoi publikisht nga prodhuesit dhe nga tregtarët që të fokusohen në cilësinë e produkteve dhe të arrijnë standardin më të lartë që të mos ketë mëdyshje për konsum ditor.
Komuna e Mitrovicës, duke u bazuar në urdhëresën e ministrit, ka marrë vendim që t’i ndalojë të gjitha produktet në treg të cilat nuk i referohen Kosovës si shtet. Nga ana tjetër Beogradi e konsideroi një situatë të rëndë, ndërsa Presidenti Vuçiç mblodhi Këshillin e Sigurisë.
Porosia ime për shqiptarët është Ju lutëm si Zotin, kthjelluni dhe kuptojeni se paqen e kemi të nevojshme dhe nuk na duhen eskalimet, as shqiptarëve e as serbëve. Ju lutëm tërhiqeni këtë vendim dhe ejani të ulemi e të gjejmë një zgjdhje. Ne e kuptojmë se për ju Kosova është shtet dhe e kuptojmë qëndrimin tuaj, por kuptojeni dhe ju që ne nuk mendojmë ashtu
Kryeministri kosovar Ramush Haradinaj e shpjegoi vendimin si kundërpërgjigje ndaj bllokimit që Serbia i bëri anëtarësimit të Kosovës në Interpol. BE nëpërmjet shefes së politikës së Jashtme, Federika Mogerini kërkoi anullim të vendimit pasi sipas saj vendosja e taksës në një masë të tillë shkel marrëveshjen e tregtisë së lirë në rajon, CEFTA.
Add new comment