Kina dhe Hollywood, si po përmirësohet portretizimi i Pekinit zyrtar
Duket se asgjë nuk i shpëton politikës dhe interesit. As edhe “arti” që sot është ndërlidhur dhe kushtëzuar nga audienca dhe paraja.
Në një shkrim të publikuar në “South Morning Herald” parashtrohet një prej temave më interesante që kanë të bëjnë me rolin e kinemasë në portretizimin e vendeve të ndryshme apo regjimeve politike. Dhe Kina e sotme duket se ushtron ndikim shumë të madh në ndryshimin e skenarëve në filmat holluvidianë, qoftë edhe në ata që risjellin filma të vjetër të ripunuar.
Kështu shpjegohet se përse në filmat e fundit të Hollywood nuk para zgjedhin në rolin e të keqit një Kinez. Filmi “Agimi i Kuq” i vitit 2012 trajtonte temën e pushtimit të SHBA nga Kina, por kjo gjë ndryshoi pas rrjedhjes së skenarit në media. Kompania Metro Golden Mayer shpenzoi 1 milionë dollarë për pastruar të dhënat që evidentonin rolin e ushtrisë kineze, duke bërë zëvendësimin me koreano veriorët.
Teka shitja e biletave në SHBA po njeh rënie në Kinë, kinemaja sjell përher shumë të ardhura. Çdo film i ri provohet në suksesin e vet financiar në Kinën e 1 miliardë njerëzve. Ndaj parasë i shërbehet në këmbim të lëshimit tematik. P.sh në filmin “Pixels” donin të tregonin se në sulmin e alienëve ndaj Tokës ata godasin Murin e Madh, por u detyruan ta ndryshojnë një gjë të tillë duke zgjedhur shkatërrimin e Taj Mahal.
Edhe në filmin e njohur, “Doctor Strange”, të Marvel Comic, në versionin origjinal të vitit 1960, i Moçmi(Ancient One) është një tibetian. Në versionin e vitit 2016 ky karakter është shndërruar në kelt, luajtur nga Tilda Swinton.
Nuk keni për të parë më atë që keni parë te “Shtatë vjet në Tibet”
citohet Larry Shinagawa, profesor në “Hawaii Tokai International College”, i specializuar në studimet amerikano-aziatike
Ka shumë arsye pse po ndodh kjo dhe pse Pekini është i interesuar në këtë drejtim. Një arsye është kontrolli i narrativës dhe krijimi i audiencës globale të narrativës zyrtare përmes kinemasë, aty ku pikërisht propaganda zyrtare dështon. Kina ka financuar 41 filma nga më të suksesshmit të krijuar në Hollyëood që nga viti 2013 e më pas. Mbetet për t’u parë efekti i kësaj qasjeje që synon zbutjen e imazhit të Kinës si “i keqi që i kanohet perëndimit”, por fakt është se tregu i audiencës është një ndër përcaktuesit e këtij ndikimi. Së fundmi edhe Akademia e Oscar u detyrua të krijojë një çmim shtesë për filmin me popullor.
Add new comment