Krime që rrallë thuhen në parlament (Video)
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2018/11/deputetiiiiii_2018_11_17_17.jpg?itok=NkwtzZUO)
Në parlamentin shqiptar është folur shpesh për krime apo kriminelë në nivel akuzash sa personale aq edhe politike. Një retorikë që pak ka të bëjë me mirëqënien e njerëzve dhe “kanibalizmin” që ushtrohet mbi kafshët e imëta, mishi i të cilave përdoret për konsum të gjerë në popullatë.
Edhe në këtë pikë mbizotëron kriteri jonjerëzor, brutaliteti për qëllime përfitimi dhe inekzistenca e agjencive shtetërore për të kontrolluar këtë pjesë të zinxhirit të sigurisë ushqimore.
Ndoshta për shkak të ndjeshmërisë personale, si ish-veteriner deputeti socialist i Lushnjës Bujar Çela denoncoi në parlament krimin që sipas tij po ndodh me therjen e bagëtive në shkelje jo vetëm të standardeve humane, por edhe të kritereve shkencore. Të tilla denoncime nuk marrin vëmendjen e medias, e cila është e fokusuar tërësisht te lufta politike që siç kemi parë në fund të ditës përfundon në Pazar dhe shtrëngime duarsh.
Add new comment