Ambasada e SHBA: Kush e ka radhën pas Shullazit?
Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për të dënuar me 55 vite burg grupin e Emiljano Shullazit, Ambasada Amerikane reagoi duke përshëndetur këtë vendim, por duke ngritur në fund edhe një pyetje. Kush e ka radhën pas Shullazit?
Një përgjigje mund të jetë, peshqit e mëdhenj, për të cilët na ka folur kaq shumë ish-ambasadori amerikan Donald Lu, madje duke vënë dhe afate për arrestimin e tyre.
E ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA përmendi para pak javësh Klement Balilin, për të cilin edhe kryeministri ka filluar të ndihet e bezdisur me moskapjen e tij.
Reagimi i ambasadës
Dita e djeshme shënoi një hap domethënës përpara për qytetarët shqiptarë që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi të vërtetë nga sistemi i tyre gjyqësor. Ne u inkurajuam nga puna e prokurorëve shqiptarë, të cilët, duke u bazuar në prova, bindën gjykatësit e Krimeve të Rënda se një bos i krimit dhe kriminelë të tjerë e kanë vendin në burg. Përshëndesim shqyrtimin e kujdesshëm të këtij rasti. Vendimi i marrë është një fitore për sundimin e ligjit në Shqipëri. Qytetarët shqiptarë tani pyesin “Kush e ka radhën”?
Add new comment