Bllokimi i importit të makinave para 2010-s, Klosi: Nuk e dimë nëse do të zbatohet
Prej janarit të vitit 2019 do të ndalohet importi i automjeteve të prodhuara para 2010-s. Kjo do të bëhet nëpërmjet një vendimi të Këshillit të Ministrave. Sipas Klosit, Shqipëria është vendi i vetëm në rajon që importon makina më të vjetra se 10 vjet. Duke iu përgjigjur pyetjes së Tema TV, ministri Klosi pranon se për këtë vendim ka mjaft presion nga bizneset e importit të automjeteve, riparimit të tyre dhe kompanitë e karburanteve.
Por megjithatë, ministri i Turizmit dhe Mjedisit sqaron se ka një kategori të makinave të vjetra që do të lejohen të importohen. Këto deklarata, Klosi i bëri gjatë një konference për mediat me rastin e Ditës Botërore të Turizmit, ku paraqiti 4 sfidat e ardhshme për turizmin. Duke u mbështetur në numrin e turistëve deri tani, Klosi u shpreh se sfida për 10 milionë turistë është e arritshme.
TemaTV
Add new comment