Thyhet pjesa më e vjetër dhe e dendur e akullit në Arktik
Pjesa më e vjetër dhe më e dendur e akullit të Arktikut ka nisur të thuhet. Lajmi raportohet nga The Guardian që shkruan se ngjarja hap qarkullimin e ujërave në very të Groenlandës, që normalisht janë të ngrira, edhe në muajt e verës. Gazeta shkruan se dukuria në fjalë është e paprecedentë në historinë e regjistruar deri më sot dhe ka ndodhur dy herë këtë vit për shkak të erërave të ngrohta dhe një vale të nxehti që ka prekur hemisferën veriore.
Sipas një metereologu kjo ngjarje është e “frikshme”, ndërkohë që të tjerë propozojnë rishikimin e teorive që përshkruajnë kohëzgjatjen akullit në Arktik ndaj ngrohjes. Shkëputja e akullit konsiderohet se ka arritur distancën më të largët nga bregu që nga vitet ’70 kur edhe nisën regjistrimet me satelit.
Akulli i krijuar në veri të Groenlandës konsiderohet si “deti i fundit i akullt” dhe ai paraqet tipologji konstante për shkak të Rrymës Depozituese Transpolare, e cila konsiderohet një nga dy modelet bazë të motit që e shtyn akullin nga Siberia drejt bregut arktik ku edhe akumulohet.
Ngjarja mendohet se mund të jetë pikënisja e transformimit të detit arktik dhe klimës së vete Arktikut, që padyshim do të ketë pasoja serioze globale.
Add new comment