Nëna e Bin Laden thyen heshtjen

Postuar në 05 Gusht, 2018 17:29

Është gruaja që lindi një prej terroristëve më famëkeq në historinë botërore. Nëna e Osama bin Laden, ish-kreut të Al-Kaidës prej më shumë se dy dekadash, ka thyer heshtjen dhe ka folur herë të parë publikisht.

Shtatë vjet pas vrasjes së djalit të saj në Pakistan nga amerikanët, Alia Ghanem është intervistuar nga një gazetar i të përditshme britanike "Guardian" në shtëpinë e saj në Jeddah të Arabisë Saudite. Sipas saj,  Osama ishte një "djalë i turpshëm dhe i mirë", por pësoi një “shpërlarje truri” gjatë studimeve të tij.

Për herë të fundit familja e pa Osama Bin Laden në vitin 1999, dy vjet para sulmeve vdekjeprurëse të 11 shtatorit, kur ai ishte në Afganistan. Atë vit nëna dhe të afërmit e vizituan dy herë në bazën ku ishte vendosur jashtë Kandaharit. "Ishte një vend në afërsi të aeroportit që ishte i pushtuar nga rusët. Ishte shumë, shumë i lumtur që na kishte pritur. Çdo ditë ai na shëtiste. Një ditë theri një bagëti dhe bërë gosti, ku na ftoi të gjithëve”- thotë Ghanem.

Sipas saj Vllazëria Myslimane, organizata me të cilën Osama ishte i përfshirë kur ishte student i Ekonomikut në Universitetin e Mbretit Abdulaziz në Jeddah, ishte një herezi. "Njohu persona që në fakt e bërnë të ndërrojë pikëpamje kur ai ishte vetëm  njëzet vjeç. Ju mund ta quani atë herezi. Njerëzit në Universitet e ndryshuan. Ai u bë një tjetër person.  Një nga ata që ai takoi ishte Abdullah Azzam, një anëtar i Vëllazërisë, i cili më vonë u dëbua nga Arabia Saudite dhe u bë mentor shpirtëror i Osamas”- shpjegon nëna e Bin Laden.

Familja jeton në një vilë në Jeddah të Arabisë Saudite. Bin Laden mbetet një nga familjet më të pasura në vend që ka ndërtuar një perandori në fushën e ndërtimit, e cili ushtron ndikim të madh dhe ka lidhje të thella me pushtetin. Ghanem ka lindur në qytetin bregdetar të Latakias në Siri dhe ëahtë rritur në një familje alavite, një degë e shiitëve. Kuzhina siriane, thotë se është superiore ndaj Arabisë. Aj u transferua në Arabinë Saudite në mes të viteve '50 ku lindi dhe Osamën në Rijad në vitin 1957.

Babai i Bin Laden, Mohammed bin Awad bin Laden e divorcoi tre vjet pas lindjes së Osamës. Ai kishte në total  54 fëmijë me të paktën 11 gra. Ghanem pastaj u martua me al-Atas, i cili ishte menaxher i perandorisë bin Laden. Pas sulmeve të 11 shtatorit, familja u mor në pyetje nga qeveria saudite, e cila ka kufizuar lëvizjet dhe udhëtimet e tyre. Gazetari i gazetës britanike vlerëson se Mbretëria Gjirit i dha leje ta intervistojë Ghanem, sepse zyrtarët e lartë shpresojnë që Bin Laden të duket si udhëheqës periferik i al-Kaedës dhe jo si një agjent i Perëndimit.

 

https://www.theguardian.com/world/2018/aug/03/osama-bin-laden-mother-spe...

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.