Goditje ballore për klientelizmin e qeverisë me konçesionet

Postuar në 31 Korrik, 2018 10:53

Qeveria shqiptare ka marrë një goditje ballore për mënyrën sesi ka operuar me investimet publike dhe klientelizmin në ndarjen e parave. Pak ditë më parë DASH nuk e përfshiu në vendet miqësore për të bërë biznes, ndërsa raporti specifik për Shqipërinë nxin edhe më shumë qeverinë dhe politikat e ndjekura prej saj.

Në veçanti theksohet goditja që ekononomia ka marrë nga kontratat e Partneritetit Publik Privat dhe korrupsionin në tenderat publikë.
“Raportet për korrupsion në prokurimet publike janë të zakonshme. Përdorimi në rritje i kontratave të partneriteteve publike dhe private ka ngushtuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë,” thuhet në raport.

Më tej theksohet se investitorët raportojnë shqetësime të vazhdueshme se rregullatorët përdorin legjislacion inkonsistent ose të vështirë për t’u interpretuar si mjet për të diskurajuar investitorët e huaj dhe për të favorizuar kompani të lidhura politikisht. Investitorët e huaj citojnë korrupsionin, veçanërisht në sistemin e drejtësisë, mungesën e transparencës në prokurimet publike dhe zbatimin e dobët të kontratave si probleme që vijojnë në Shqipëri.

Sipas DASH analizat e dobëta të kostove dhe përfitimeve dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave të koncesionit janë shqetësime të vazhdueshme.  Dy ditë më parë Partia Demokratike kërkoi anullimin e kontratës konçesionare të Check-up, duke folur për të dhëna fiktive të analizave dhe 7 milionë euro në vit që përfiton kompania e Vilma Nushit. 

https://www.state.gov/e/eb/rls/othr/ics/investmentclimatestatements/inde...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.