Marrëveshja e Prespës, Rusia drejt bllokimit të në OKB

Postuar në 12 Korrik, 2018 10:58

Moska nuk do të mjaftohet me dëbimin e diplomatëve grekë nga Rusia si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Athinës, por ka paralajmëruar se do të bllokojë në Këshillin e Sigurimit marrëveshjen për emrin e Maqedonisë.

Mediat greke zbulojnë se ka patur një telefonatë të tensionuar mes ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov dhe shefit të diplomacisë greke, Nikos Kotzias.  Ky i fundit i ka treguar homologut rus vijat e kuqe që Athina nuk lejon të tejkalohen, duke folur për vende të treta që janë angazhuar në sabotimin e marrëveshjes për çështjen e emrit.

Lavrov mësohet të ketë thënë se Rusia do të bllokojë marrëveshjen në Këshillin e Sigurimit të OKB, por Kotzias i është përgjigjur se marrëveshja është transsparente dhe nuk mund të ndalet.

Dje, krerët e shteteve dhe qeverive të Aleancës së NATO-s morën vendimin e tyre për të Maqedoninë t’i bashkohet aleancës, me kushtin që të finalizojë të gjitha procedurat e brendshme që kanë të bëjnë me marrëveshjen për emrin.

https://www.huffingtonpost.gr/entry/anafores-yia-telefonema-lavrof-se-ko...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.