Daçiç: Trump mund të vizitojë Serbinë në fund të këtij viti
Ministri i Jashtëm serb. Ivica Daçiç është shprehur në një intervistë për serben “Telegraf” se presidenti amerikan, Donald Trump, mund të vizitojë Serbinë në një kohë të afërt. Sipas tij, vizita mund të zhvillohet ose në fund të këtij viti, ose në pranverën e ardhshme.
“Serbia po drejton një luftë serioze për Kosovën, një takim me Trump do të kishte rëndësi të jashtëzakonshme për ne, sepse ne duam që Uashingtoni të dëgjojë dhe të llogarisë pozicionet tona. Çështja e provincës jugore serbe është qendrore në axhendën e një vizite të tillë, por nuk do të ishte e vetmja”, citohet Daçiç.
Më herët mediat serbe kanë njoftuar edhe një vizitë të presidentit rus, Vladimir Putin në Serbi, një shprehje kjo e lojës së Beogradit për të shfrytëzuar rivalitetin mes dy fuqive.
Add new comment