Foto/Përmbytet edhe Biblioteka Kombëtare
Për të dytën here brenda 15 muajve Biblioteka Kombëtare shpall gjendjen e emergjencës. Ajo do të qëndrojë e mbyllur deri në fund të Qershorit në përpjekje për të rikuperuar gjithë materialet e dëmtuara dhe përllogaritjen e dëmit të shkaktuar nga vërshimi ujit në katet e nëndheshme të saj.
Të dhënat flasin për 12 mijë njësi me libra revista dhe gazeta të lagura nga uji. Në hapësirën depozituese të koleksioneve bibliotekare e prekur nga përmbytja ishin kryesisht tekste shkollore dhe botime të 15 viteve të fundit.
Kjo përmbytje vjen pak ditë pas vërshimit të ujit edhe në Bashkinë e Tiranës, e cila i nxori dokumentat për t'i tharë në korridor. Shkak i përmbytjeve dyshohet se është bërë puna për sheshin Skëndërbej, ku sistemi i kullimit nuk përballoi dot një shi të qershorit ndonëse kushtoi miliona euro.
Add new comment