Ideja e kampit të refugjatëve ekziston

Postuar në 19 Qershor, 2018 21:13

BE është shumë e shqetësuar për çështjen e emigrantëve. Përmes komisionerit  për migracionin dhe punët e brendshme Dimitris Avramopoulos, Brukseli thotë se ka vërejtur  një rritje të numrit të emigrantëve nga një rrugkalim i ri që prek Bosnjën, Shqipërinë dhe Malin e Zi.

“Edhe pse numrat nuk janë ende alarmante, qëllimi ynë sot ishte që të përforcojmë bashkëpunimin dhe përprjekjet tona për të evituar në mënyrë kolektive që situata të përkeqësohet”-ka deklaruar Avramopulos.

Komisioneri nuk mohoi se ka një ide për të ngritur një kamp refugjatësh në vendet e Ballkanit, por që ende nuk ka marrë formën e një diskutimi konkret.

“Ne nuk e kemi diskutuar një insiativë të tillë në Bruksel as me Shqipërinë dhe as me vend tjetër. Nëse kjo çështje do të paraqitet një ditë, ne do t’a shqyrtojmë. Momentalisht nuk është çështje për ne. Nuk kemi rrëzuar asnjë propozim, por as nuk kemi zgjedhur këtë opsion. Pra, ideja ekziston, por nuk përbën ende një propozim konkret deri tani"-shtoi komisioneri.

Shqipëria është vend potencial për të patur një kamp të tillë, qeveria refuzon ta pranojë publikisht, duke thënë njëherë është fantazi, pastaj se i ka kapacitetet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.