Show personal i Trump si politikë e jashtme: Inspektimet ndaj Iranit të vazhdojnë!

Postuar në 11 Maj, 2018 13:04

Politika e Jashtme amerikane bëhet edhe më e paparashikueshme sesa karakteri i presidentit Trump. Disa ditë pasi ky i fundit njoftoi daljen e njëanshme nga Marrëveshja Bërthamore me Iranin, zyrtarë të Departamentit të Shtetit kërkojnë që inspektimet ndaj Teheranit zyrtar të vazhdojnë. Madje vetë Trump e ka kërkuar një gjë të tillë dhe ai citohet të jetë shprehur në një takim në Indiana këtë të enjte që kaloi:

Ne duhet të jemi në gjendje të shkojmë në një zonë dhe ta kontrollojmë atë. Ne duhet të jemi në gjendje të shkojmë në bazat e tyre ushtarake për të parë nëse po na gënjejnë apo jo

është shprehur Trump.

Në këtë kuadër, Shtëpia e Bardhë po kërkon që regjimi i inspektimit të vazhdojë, edhe pse ai nuk është i përkryer dhe kjo sipas saj mund të çohet para përmes Agjencisë së Energjisë Atomike.  

Ne duam që Irani të vazhdojë të zbatojë Protokollin Shtesë dhe të bashkëpunojë me Agjencinë pavarësisht se marrëveshja mbetet apo jo në fuqi

citon AFP një zyrtar të administratës.

Kjo sjellje ka krijuar shumë pështjellim pasi vetë Agjencia ka deklaruar se Irani i është përmbajtur marrëveshjes dhe në këtë kuptim, ajo ka vlejtur për diçka. Duket se Trump do të luajë njësoj si me Korenë, të cilës i tregonte sesa të madh e kishte butonin ndërkohë që pas kuintave negocionte një marrëveshje e cila do të zbardhet vetëm në 12 qershor.  Në inspektimet e kryera ka edhe përfaqësues të SHBA, çka e bën kaotike të gjithë këtë zhanër diplomacie të cilën presidenti i SHBA e ndërmjetëson me shown e vet mediatik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.