Trump shtyn me tre vjet hapjen e dosjes së vrasjes së ish-presidentit Kennedy

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar para dy ditësh se publiku duhet të presë edhe tre vjet apo më shumë për të parë dosjet e klasifikuara që kanë të bëjnë me vrasjen e ish-presidentit John Kennedy.
Sipas Trump janë arsyet e sigurisë kombëtare ato që diktojnë shtyrjen e publikimit të materialeve që priten me kuriozitet nga shumë njerëz. Presidenti ka shtuar se cenimi i interesave të sigurisë tejkalon rëndësinë e interesit publik për zbardhje të menjëhershme të dokumenteve.
Zëdhënësja e CIA-s, Nicole de Haay deklaroi se agjencia ka zbardhur më shumë se 99% të informacionit që zotëron për vrasjen e Kennedyt, por kjo deklaratë nuk pranohet shumë si e vërtetë.
Në dokumentet e fundit të publikuara këtë të enjte, dëshmohet për deklarime të ish-agjentëve të CIA-s sipas të Oswald mund të ishte një qitës që vepronte i vetëm nisur nga fakti se nuk kishte asnjë të dhënë që sovjetikët apo kubanezët ishin të përfshirë në vrasjen e Kennedyt. Publiku amerikan është i ndarë në bindjet e veta për vrasjen e ish-presidentit, pasi një një pjesë mendon që ai u likujdua nga qarqe të pushtetit të kohës.
Add new comment