Hapja e negociatave mund të shtyhet

Pas ardhjes nga Gjermania kryeministri Rama pranoi se hapja e negociatave mund të shtyhet përtej qershorit. Marrja e tij në pyetje nga deputetët e parlamentit gjerman tregon se kreu i qeverisë shqiptare nuk gëzon më besimin pa kushte të Berlinit dhe në veçanti të kancelares Merkel.
Në një konferencë nga Rinasi kryeministri u përpoq të normalizonte "humbjen", duke e shpjeguar hezitimin e Gjermanisë më shumë me problemet e brendshme të grupimeve politike në BE.
"Ne do të i hapim negociatat, tani nuk ka më diskutim, problemi është që të mos ketë zvarritje në kohë dhe shtyrje, pasi na bëjnë të humbasim atë moment energjie dhe fuqie që ka dhënë ky rekomandim dhe faktikisht na bën të humbasim një kohë që mund ta shfrytëzojmë duke qenë ën proces"- deklaroi Rama.
Kryeministri nuk mohoi se u pyet edhe për çështjen e ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.
"Është bërë një pyetje në komisionin e cështjeve evropiane dhe pozicionin tonë, pyetje që ka pasur të bëjë me baltën e eksportuar atje, por ne kemi qenë në Gjermani dhe jo në Venezuelë, që të kapim këtë dhe ta cojmë para drejtësisë. Dhe ata në Gjermani këtë e dinë se është cështje e drejtësisë që kur marrin qumështin e nënës"-shtoi Rama.
Rama u pyet nëse gjatë vizitës në Tiranë kryeministri belg i kërkoi mbështetjen e Shqipërisë për të qenë pjesë e Këshillit të Sigurisë në OKB në këmbim të votes pro të Belgjikës per hapjen e negociatave, duke dhënë këtë përgjigje.
"Ju siguroj që Europa nuk funksion kështu. Cështja e votës është e mbyllur me miqtë belg që në sesionin e shkuar të organizatës së OKB në Nju Jork. Atë kohë nuk ishte në kalendar 17 prilli i para pak ditëve"-tha Rama.
Comments
Hapja e negociatave
Nqs nuk hapen negociatat atehere FAJIN E KA SALIU, nqs hapen atehere RROFTE PARTIA SOCIALISTE! Nje skeme shume e thjeshte propagandistike e cila korr votat e shumices se shqiptareve cdo here!
Add new comment