"Franca bllokon hapjen e negociatave me Shqipërinë"

Postuar në 16 Prill, 2018 12:15

Shaban Murati, gazetar dhe ish-ambasador, shkruan sot në “Gazeta Shqiptare” për rolin e pamerituar sipas tij që Bashkimi Europian po i njeh Serbisë. Sipas tij, BE-ja po e toleron Beogradin zyrtar, edhe pse ky i fundit me presidentin e vet Vuçiç, nuk po e kushtëzon në asnjë drejtim politikën e vet të Jashtme me angazhimin për integrimin në BE. Murati rendit vendimet e Serbisë për sanksionet ndaj Rusisë, çështjen “Skripal”, duke nënvizuar se BE-ja po mbyll sytë para këtij parakalimi të diplomacisë serbe e cila tolerohet edhe aty ku BE shpall prioritete strategjike të vetat. 

Në këtë kuadër, Murati sugjeron rivlerësimin e raporteve mes BE-së dhe Serbisë apo shpjegimin e tyre për përdorimin e standardeve të dyfishta dhe preferenciale. Përtej kësaj, ish-diplomati në fjalë përcjell një informacion që i intereson edhe Shqipërisë: 

Në diplomaci funksionon edhe shembulli pozitiv, por edhe shembulli negativ. Sepse nuk mendoj se është për t’u duartrokitur qëndrimi i Francës, e cila i krijon Serbisë proruse statusin e shtetit të marrëdhënieve të posaçme dhe i ofron rolin e liderit të rajonit, kurse ndaj Shqipërisë, një shteti me devocion perëndimor dhe me një klasë politike me devocion filofrancez, ka adoptuar sipas burimeve më të fundit të besuara diplomatike qëndrimin e bllokimit të hapjes së bisedimeve të pranimit me BE

mbyll shkrimin e tij Murati. Një informacion që vjen ndërkohë që të gjitha mediat po përflasin një rekomandim pozitiv për vendin tonë për negociatat e pranimit.

 A është i vërtetë ky informacion? Mbetet për t’u parë, por nëse ai konfirmohet do të përbënte goditje edhe për të ashtuquajturin partneritet strategjik mes të dyja vendeve sanksionuar me një marrëveshje dypalëshe gjatë vizitës së kryeministrit Rama në Francë vitin e kaluar

Comments

Submitted by Anesti (not verified) on

Ka nje konstatim te gabuar per otientimin perendimore te shumices se shqiptareve. Shqiptaret vrapojne drejt perendimit per te kullote barkun dhe jo ndergjegjen. Shqiptaret dhe se te lexuar dhe se ne politike me veshje allafranka, mjerisht jan me vetedije otomane. Qofte dhe vete ish diplomati diktatures, qe dallonte per nje tendence me europiane se koleget e tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.