Padi për "Hitlerin"
Dy të mbijetuar të Holokaustit dhe një ish-anëtar i rezistencës polake kanë ngritur padi kundër një shtëpie botuese, e cila sipas tyre ka qarkulluar libra të cilat lavdërojnë Adolf Hitlerin.Padia e tyre kundër botuesit Katmar Gdansk lidhet me dy libra propagandistike të bashkëpunëtorit belg të nazistëve, njëherësh oficer i SS, Léon Degrelle: "Shekulli i Hitlerit" (në dy vëllime) dhe "Hitleri demokrat."
"Glorifikimi i nazizmit dhe mohimi i Holokaustit është një vepër penale në Poloni, dhe në teori mund të ndiqet penalisht, por në praktikë prokurorët kanë vepruar jo në mënyrë efektive në shumicën e rasteve”-shpjegon për AFP, Wojciech Kozlowski, një avokat i cili punon për firmën ligjore ndërkombëtare Dentons.
Ky është rasti i parë që një gjykatë civile në Poloni shyrton një çëshje të tillë", shtoi Kozlowski, i cili ka deklaruar se prokurorët kanë hedhur poshtë një padi të mëparshme kundër botuesit në fjalë. Ankuesit argumentojnë se librat janë më shumë propagandë naziste sesa dokumente historike, por parashtruesit ankohen se këto botime ndikojnë në dinjitetin e tyre si njerëz që duruan vuajtje të tmerrshme në pushtimit nazist të Polonisë.
I pyetur në lidhje me AFP, një zëdhënës i botuesit mohoi kategorikisht çdo simpati me të djathtën ekstreme, duke siguruar që këto botime japin vetëm një pamje të mentalitetit nazist. Librat nuk u botuan për të "vlerësuar Hitlerin, por për të treguar fytyrën e vërtetë të gjermanëve, dhe sjelljen e tyre ndaj Hitlerit”-thotë Angie Ribes. Ai shtoi se ideologjia naziste dënohet në mënyrë eksplicite në një shënim të botuesit.
Add new comment