Rilindje edhe për fshatin/Ambicie reale, apo një mundësi për fonde?*

Postuar në 07 Prill, 2018 13:41

2.5 mln euro është mbështetja e MBZHR në vitin 2018 për programin e “100 fshatrave”. Programi, i fokusuar tek turizmi dhe agrobiznesi do të financojë rehabilitimin e plotë infrastrukturor, kulturor dhe historik të 100 fshatrave anembanë vendit. Sipas projektuesve të këtij projekti, që vjen nën modelin e Rilindjes Urbane, këto fshatra janë zgjedhur mbi bazën e potencialit të tyre turistik dhe pritet të shndërrohen në qendra të një lloj turizmi të ri, të panjohur deri më parë në vendin tonë, turizmi rural. Pjesë e programit të mbështetjes janë edhe të rinjtë nga 22- 35 vjeç me një grant 5 milionë lekë të vjetra, si dhe mbështetja e grave në fushën e biznesit. Ky është një program i përbashkët i 4 ministrive, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, Ministria e Kulturës dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Në total, do të jenë mbi 200 ndërhyrjet në infrastrukturë, përfshi rrugë, sheshe, kanalizime, ujësjellësa, rehabilitim objekesh kulturore apo objektesh të trashëgimisë historike.

Por, si do të funksionojë financimi dhe si është bërë përzgjedhja e fshatrave?!

Monumentet e kulturës dhe investimi në turizmin kulturor janë një pjesë e rëndësishme e këtij programi. Thethi është një tjetër fshat, që është bërë pjesë e programit, fshat, i cili është shpallur qendër historike. Një tjetër fshat që bën pjesë në program është edhe Kosina në Përmet. Ndërkohë që veç fondeve një tjetër çështje është edhe qasja në përzgjedhje dhe në realizmin e këtij projekti që kërkon veç menaxhimit edhe pak shije dhe finesë. 

*Titulli i ResPublica

TvT

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.