Pse prostitucioni duhet legalizuar? Një model nga Greqia antike
A duhet të legalizohet prostitucioni si opsion për punësim të vlefshëm për ata individë të rritur që zgjedhin këtë rrugë me vullnet të lirë dhe pa asnjë detyrim?
Disa besojnë se po, duhet. Për të tjerë ky është një mallkim: prostitucioni duhet të fshihet dhe në këtë proces çdokush që është i përfshirë duhet të ndëshkohet rëndë. Nuk ndodh shpesh që fondamentalistët kristianë të dakordësohen plotësisht me feministët radikalë, por pikëpamjet e të dy grupeve përputhen plotësisht në këtë rast: prostitucioni është kamzhiku i tokës.
Mendimtarët liberalë ndahen mes atyre që besojnë se prostitucioni duhet eliminuar dhe atyre që besojnë se shteti nuk duhet të ndërhyjë në çfarëdo lloj gjëje që njerëzit bëjnë në shtratin e gjumit. Duke parë sesi njerëz të njohur me pikëpmaje liberale si Lena Dunham, Meryl Streep dhe Kate Winslet sulmojnë Amnesty International, kuptohet sesa ndarëse më mirë sesa ndarëse mund të jetë e gjithë kjo çështje.
Por asgjë nuk e evidenton këtë mosmarrëveshje më mirë sesa ligjet e kundërta të dy vendeve që janë të njohura për politika sociale progresive.
Modelet suedeze dhe hollandeze
Në vitin 1998, Suedia miratoi një ligj që kriminalizonte blerjen e shërbimeve seksuale, ndërkohë që të paktën në teori, vetë prostucioni nuk ishte kriminalizuar. Dy vjet më vonë, Hollanda kaloi në skajin tjetër dhe e legalizoi plotësisht prostitucionin.
Mbrojtësit e modelit suedez po thonë se duke ndëshkuar klientët që kanë fuqinë në marrëdhënie, ata po luftojnë prostitucionin duke redukuar kërkesën. Një numër studimesh kontroverse dhe në masë të pabesueshme e të sponsorizuara nga qeveria suedeze, kërkojnë të tregojnë se ka një reduktim të prostitucionit të rrugës.
Por asnjë nga këto studime nuk merr parasysh ndikimin që interneti ka mbi tregun e seksit, ndryshimet sizmike në mënyrën sesi njerëzit ndërveprojnë dhe komunikojnë me njëri-tjetrin në mijëvjeçarin e tretë, apo mantelin që mbulon aktivitetet e nxitura pas kriminalizimit të prostitucionit. Këto studime pra janë larg të qenit shkencore. Ato u thonë atyre që besojnë se modeli suedez është pikërisht ai që ata duan të dëgjojnë, ndërkohë që luajnë me semantikën me synim fshehjen e rikriminalizimit të prostitucionit në Suedi.
Mbrojtësit e modelit hollandez nga ana tjetër, janë të bindur se trafikimi, prostituimi i minorenëve, shfrytëzimi i imigrantëve ilegalë në tregun e seksit, dhuna dhe abuzimi kundër punëtorëve të seksit mund të përballet më mirë nëse e gjithë gjëja zhvillohet hapur, nën mbikëqyrjen e ligjit dhe me aksesin e lirë dhe të pakufizuar në burimet legale dhe agjencitë mbështetëse.
Pas këtij konsiderimi, Amnesty International përkrahu modelin hollandez në vitin 2016 duke dhënë mbështetje të plotë për punëtorët e seksit në mbarë botën.
Nga e gjithë kjo kontradiktë një gjë del qartë: debati që po zhvillohet ka ende çfarë të mësojë nga historia dhe ky është rasti kur një studim mbi prostitucionin në Greqinë antike ofron disa mësime shumë të dobishme dhe me rëndësi kritike.
Ndalimi i prostitucionit: Ndikimi Kristian
Është e lehtë t’i përgjigjesh pyetjes pse Greqia antike nga të gjitha vendet dhe momentet e kohëve të ndryshme, është e rëndësishme në këtë debat. Në këtë vend ishte hera e fundit në historinë e qytetërimit perëndimor kur formimi i sjelljeve morale ishte një proces ende i lirë nga ndikimi i Kristianizmit dhe besimeve të tjera fetare monoteiste.
Më tej akoma, shumë nga pikëpamjet që kanë dominuar mendimin perëndimor në 2000 vitet e fundit, mund të gjurmohen pas në ditët kur mendimi i Greqisë antike u shkri me Kristianizmin biblik për të prodhuar themelet intelektuale të qytetërimit europian siç e njohim.
Pikëpamja kristiane për prostitucionin është tërësisht armiqësore dhe e ka origjinën nga ligji dhe tradita hebreje, që favorizonte monogaminë dhe e shikonte së pari bashkimin seksual si mjet për lindjen e fëmijës. Teologët e parë kristianë e pranuan me padurim këtë traditë dhe e inkorporuan në strukturat e besimit të ri. Në këmbim, ideologjia kristiane ka ndikuar shumë sistemin legal të botës perëndimore.
Është shumë e qartë se prostitucioni është ilegal në 49 nga 50 shtetet e SHBA-së, jo për shkak të shqetësimeve që lidhen me jetën e punëtorëve të seksit, por për shkak të shqetësimeve morale që rrjedhin nga traditat dhje bindjet kristiane. Besimi fetar është asyeja pse prostitucioni ka mbetur ilegal në shumicën e vendeve të botës dhe kjo është aryeja pse duke parë pas nga Greqia antike, që ishte e paprekur nga kjo ideologji, mund të gjejmë ndonjë mësim të rëndëishëm historik që të na vlejë.
Prostitucioni si mundësi karriere
Nuk kishte asnjë cep të Greqisë antike, madje në të gjithë Europën antike dhe Lindjen e Afërme, ku prostitucioni të ishte ilegal, me përjashtim të Izraelit
Ky fakt, pra të qenit i legalizuar universalisht, i rregulluar, i taksuar dhe në periudhën e vonët të Perandorisë Romake, i zonuar, na ofron disa të dhëna interesante. Klientët e disa prej femrave dhe meshkujve të famshëm trofe(të kapur pas lufte) ishin krenarë që të lidheshin me këto femra trofe dhe disa prej tyre si Lais, Frini, apo kurtizania e filozofit epikurian Lenontion, u bënë figura ikonike me një efekt hipnotizues mbi artistët modernë.
Në një kohë kur qëllimi kryesor i një gruaje ishte të martohej dhe të kishte fëmijë brenda kufijve dhe konvencioneve strikte të traditës së modelit të familjes heteroseksuale, prostitutat e klasit të lartë, kurtizanet ikonike greke, ishin të vetmet femra që mund dhe thyenin barrierat, t’i kalonin ato përtej mundësive të një femre të zakonshme, duke sfiduar stereotipet dhe konvencionet për t’u bërë ikonoklaste me ndikim që shkonte përtej jetës së tyre.
Kurtizanja greke si një symbol ikonik u farkëtua në kontekstin e lirive të garantoheshin për të gjithë nga Kushtetuta Demokratike. Në regjimin demokratik, qytetarët ishin krenarë të qëndronin jashtë çështjeve private të fqinjëve. Duke bërë të kundërtën, do të kishte qenë njësoj si ajo që ndodhte në një regjim autokratik si Sparta që mbante nën vëzhgim të rreptë qytetaret femra, qoftë në jetën publike, ashtu edhe në atë private
Këto liri humbën në antikitetin e vonë ku autoritarizmi erdhi në rritje dhe ku pushteti kaloi në duar të perandorëve të çekuilibruar si Kaligual apo Neroni, apo edhe autokratëve të ftohtë dhe kalkulues si Kontandini që i hoqën Romës edhe atë pak liri mendimi që kishte mbetur. Njerëzit në kohën e Atheneusit, Lukianit, Alkifronit(pas shekullit të dytë) do të kthenin kokën pas nga demokracia athinase me zili dhe nostalgji për ato kohë të lira, të lumtura dhe në të cilën kurtizanja klasike idealizohej si një simbol ikonik feminiliteti.
Paraja është forca e shtytëse pas shitjes së seksit
Një nga pyetjet që shtron modeli antic grek është nëse edhe atëherë ishin ato forca që veprojnë edhe sot. Një studim I fundit I drejtuar nga M.S Khan në Pakistan arrin në konkluzionin se “forcat shtytëse te femrat që shesin seksin ishin varfëria, materializmi dhe dëshira për të ecur lart në shoqëri”. Duket se shpresa për një jetë më të mirë dhe mirëqenie ka qenë përherë motivuesi kryesor i personave që vendosin të ofrojnë shërbime sesri për para. Është saktësisht kjo shpresë që ushqen forcat e tregut që janë pas prostitucionit që nga periudhat më të hershme historike të regjistruara.
Biznesi i zakonshëm i Prostitucionit
Bota antike i pranonte këto forca të tregut dhe thjesht përpiqej t’i rregullonte ato. Në Athinën klasike, ndërkohë që legaliteti i prostitucionit nuk vihej kurrë në diskutim, kishte rregullore që fiksonin çmimin tavan që diksuh duhej të paguante në mënyrë që merrte një prostitutë për argëtim(pagesa për shërbime seksuale ishte ekstra), duke përzgjedhur mes shumë prostitutave për çdo festë kur kërkesa ishte e lartë dhe duke taksuar fitimet nga prostitucioni me 2%.
Shteti jo vetëm që përpiqej të përfitonte nga rregullime të këtilla, por gjithashtu parandalonte dhunën civile dhe zënkat e egra mbi prostitutat argëtuese për të cilat kishte shumë kërkesë. Ka shumë raste gjyqesh të dëshuara ku menaxherët apo prostitutat freelance çonin para gjyqit klientë të dikurshëm që i akuzonin për sjellje të dhunshme. Kishte po ashtu raste ku akuza serizoe e lëndimit të qëllimshëm u zgjidh pas një grindjeje të gjatë për prostitutat(kjo mund të çonte në dëbim të pëjetshëm).
Është e pamundur të dihet sesa raste u trajtuan nga gjykata në Athinë dhe se çfarë përqindjeje e sulmeve të dhunshme kundër punonjseve të seksit apo rivalëve u paraqitën për së dyti. Por ajo çfarë është e rëndësishme për t’u ditur është se shteti mori hapa aktive për të adresuar këto çështje dhe për të parandaluar incidentet e dhunshme dhe që punonjësit e seksit dhe përfaqësuesit e tyre legalë të kishin akses të lirë dhe të pakufizuar në sistemin gjyqësor të demokracisë së parë. Është po kaq e rëndësishme të nënvizohet se klientët e prostitutave që rastisnin të përfshiheshin në ngjarje problematike për një arsye apo një tjetër do të paraqiteshin po ashtu në gjyq dhe do të flisnin për përvojën e tyre, hapur dhe pa frikën e paragjykimit nga bashkëqytetarët që ishin pjesë e jurisë. Disa herë, palë më të vjetra ndërgjyqëse kujtonin përvojat e tyre me bukuroshe të famshme të tregut të seksit dhe ftonin anëtarë të jurisë që të kujtonin edhe ata përvojat e tyre me këto femra si një mënyrë identifikimi mes folësit dhe jurisë. Palët shpresonin të përfitonin nga krijimi I lidhjeve të tilla të kujtimeve të përbashkëta me jurinë.
Një ndryshim në sjellje
Që nga shekulli i parë i erës së ndikimit Kristian nga kulturat dhe besimet fetare lindore, kryesisht nga Judaizmi, sjellja nisi të ndryshonte. Deri në atë kohë, ndaj prostitucionit nuk asociohej asnjë stigmë morale. Ishte sigurisht një zakon i keq sepse kushtonte dhe mund të shkaktonte rrënim financiar për një familje. Sa herë që prostitucioni kritikohet në burime të ndryshme përpara shekullit të parë të erës kristiane, bëhet përherë për shkak të ndikimit që ka në financat e familjes. Vetëm pas shekullit të parë, prostitucioni nis të shihet gradualisht si një njollë morale në karakterin e një personi. Me ecjen e pandalshme drejt Kristianizmit, prostitucioni u bë epitome dhe rezultantja e të gjitha veseve njerëzore.
Por pse ndodhi kështu?
Teologët e hershëm kristianë po hasnin vështirësi të mëdha në përpjekjen për të bindur një mashkull që të pranonte monogaminë teksa Kisha po lëvizte drejt një modeli më rigoroz të familjes, frymëzuar nga tradita romake e mashkullit kryefamiljar si autoritet i pasfidueshëm në shtëpi, me gruan kryefamiljare që angazhohet tërësisht për detyrat e saj si nënë dhe heq dorë nga gjithçka tjetër.
Prostitucioni shikohej si një kërcënim i rëndë i kësaj strukture, po ashtu edhe punë e djallit, ndërkohë që ata që merreshin me të shiheshin si njerëz që meritonin torturën e përjetshme të flakëve të ferrit. E pajisur me të tilla mjete presioni, Kisha u përpoq për 1700 vjet që të fshinte mëkatin fatal të prostitucionit nga faqja e dheut. Por nuk ja doli dot. Prostitucioni vazhdoi të ekzistonte në mënyrë ilegale dhe madje në shumicën e kohës edhe nuk fshihej aq shumë. Anëtarë të klerit që kërcënonin besimtarët me flakët e përjetshme të ferrit nëse do të kryenin marrëdhëie seksuale me prostitute dhe politikanët që përmes ligjeve imponuan ndëshkime të rënda mbi prostitutat dhe klientët, kanë qenë shpesh disa prej klientëve më të devotshëm të prostitutave.
Problemet që rrjedhin nga ndalimi
Kriminalizimi dhe kërcënimi me flakët e përjetshme të ferrit vetëm sa kanë shtuar ndjeshëm numrin e krimeve që kanë të bëjnë me prostitucionin në botën perëndimore për 1700 vitet e kaluara. Nëse aktivitetet me një prostitutë kanë ilegale në pjesën më të madhe të botës perëndimore, por edhe shumë të dëmshme për reputacionin e një personi nëse ato të bëheshin publke, ato nuk kanë penguar aktivitetin kriminal që është krijuar për të mundësuar shitjen e seksit.
Rrjete të organizuara veprojnë përtej kufijve të ligjit. Ata rekrutojnë njerëz të huaj, pa idenitet, pa lidhje familjare, pa mbrojtje ligjore dhe që nuk kërkojnë ndihmën e ligjit nga frika e ndalimit apo deportimit. Ato merren me trafikun njerëzor dhe skllavërinë e ditëve të sotme në një shkallë të paprecedentë. Ka dhunë, drogë dhe prostitucion fëmijësh. Rrjete të tilla nuk janë thjesht të mirëorganizuar. Ato kanë gjithashtu kapacitete të mjafueshme financiare për të korruptuar zyrtarë të agjencive ligjzbatuese për të mbajtur biznesin e tyre në këmbë. Ligji i kërkesë-ofertës, kombinuar me kriminalizimin dhe stigmaitizimin, krijon një miksim shpërthyes të krimit me të këqijat shoqërore.
Asnjë prej këtyre nuk verifikohet në përvojën e botës antike, thjesht sepse asnjë prej tyre nuk ishte e nevojshme. Nëse puna e seksit legalizohet kudo nuk ka nevojë për operacione jashtëligjore, frikë nga ligji apo për një hallkë të tërë të krimit të dhunshëm apo jo që e shoqëron atë. Kur dhuna në një bordello dilte jashtë kontrollit, një klient i vështirë refuzonte të paguante, apo një tutor synonte zhvatjen, ligji dhe gjykatat në Athinën klasike mund të viheshin në lëvizje pa patur frikë, ndërkohë që një numër dispozitash ligjore u lejonin gjyqeve që të administronin në mënyrë efektive situata të tilla.
Një model i prostitucionit legal ka shumë avantazhe
Bota antike nuk ishte një parajsë utopike. Skllavëria ishte burimi kryesor i punës dhe sidomos pjesa më e ulët e tregjeve të prostitucionit përbëhej në masë nga skllave, një shfaqje që shoqërohej me të gjitha problemet e mundshme. Në ato tregje ne do të njohim lehtë shumë nga plagët moderne të marrëdhënieve seksuale. Prostitucion fëmijësh dhe punëtorë të panjohur seksi që me dëshirë ose të detyruar janë në kërkim të tregjeve më të mira, këto kanë qenë shfaqje të gjithëpranishme sikurse dhuna dhe abuzimi nuk kanë munguar kurrë tërësisht nga panorama e prostitucionit.
Por megjjithë këto mangësi të mëdha, modeli antik grek ka avantazhe të dukshme mbi prohibicionizmin dhe dhënia fund si modele që kanë dominuar në shekujt e mëvonshëm.
…
Përvoja e Greqisë antike dhe ajo çfarë paosi në shekujt e mvëonshëm sugjeron që modelet e ndalimit do të jenë përherë joefikase, të paaplikueshme dhe ndoshta mizore, ndërkohë që ato mbështesin besimin e Amnensty International se shkëmbimet e dakordësuara të shërbimeve të seksit është mirë që të jenë të legalizuara, të hapura dhe subjekt të rregullimit dhe taksimit.
Burimi: https://blog.degruyter.com/prostitution-legal-ancient-greece/
Përshtati shqip me shkurtime: ResPublica
Add new comment